Pyetje të përgjithshme
Kontakti me suportin, llogaria e re, raportimi i abuzimit dhe programi reseller.
4 pyetje ·
Si të raportoj abuzim (phishing, spam, malware, shkelje të të drejtës së autorit) nga një domain ose server i Host.al?
Dërgoni raportimin me email te support@host.al ose me biletë. Që ta trajtojmë shpejt, përfshini:
- Domainin ose URL-në e saktë, ose adresën IP.
- Llojin e abuzimit (phishing, spam, malware, shkelje e të drejtës së autorit etj.).
- Prova: foto ekrani, header-at e plotë të emailit ose log-e me datë dhe orë (me zonën kohore).
Ne verifikojmë nëse domaini/IP-ja menaxhohet nga Host.al. Nëse po, kontaktojmë klientin dhe, kur abuzimi konfirmohet (p.sh. faqe phishing), e pezullojmë shërbimin. Nëse jo, ju njoftojmë që nuk është nën menaxhimin tonë.
Për mosmarrëveshje mbi pronësinë e një domaini .al ose marka tregtare, Host.al si regjistrar ka rol teknik – kërkesa i drejtohet AKEP-it (domain@akep.al).
Si mund të hap një llogari të re në Host.al? Nuk shoh butonin "Regjistrohu".
Në my.host.al nuk ka një faqe të veçantë regjistrimi – llogaria krijohet automatikisht kur bëni porosinë e parë.
- Kërkoni domainin ose zgjidhni shërbimin që doni (regjistrim, transferim domaini ose hostim).
- Shtojeni në shportë dhe vazhdoni te Checkout.
- Plotësoni të dhënat tuaja (emër, adresë e plotë, telefon, email dhe, për kompanitë, NIPT-in) dhe zgjidhni një fjalëkalim.
- Përfundoni porosinë – llogaria juaj krijohet menjëherë.
Nëse doni vetëm llogari (p.sh. për të marrë një domain nga një llogari tjetër Host.al), na dërgoni me biletë: emrin e plotë, kompaninë dhe NIPT-in (nëse nuk jeni individ), numrin personal të ID/pasaportës, adresën e plotë, qytetin, shtetin, kodin postar, telefonin dhe emailin, dhe ne e hapim për ju.
Si mund ta kontaktoj suportin e Host.al dhe kur më përgjigjen?
Ne preferojmë mbështetjen me tiketë ose email: krijoni një tiketë nga llogaria juaj në my.host.al ose shkruani te support@host.al. Kështu ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.
Koha e përgjigjes:
- E hënë – e premte, 08:00–20:00: brenda 20 minutash.
- Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: brenda 4 orësh.
Këshilla për përgjigje më të shpejtë:
- Shkruani emrin e domainit ose shërbimit.
- Përshkruani problemin dhe shtoni foto të ekranit me gabimin.
- Hapni një tiketë për çdo çështje dhe mos dërgoni të njëjtën kërkesë disa herë.
Kini parasysh: domainet .al miratohen nga AKEP vetëm në orarin zyrtar të punës.
A ofron Host.al program reseller dhe API/modul WHMCS për domainet .al?
Po. Host.al ofron çmime reseller për domainet dhe një API/modul për WHMCS ("Host.al Domain Reseller Registrar") për të automatizuar regjistrimin dhe menaxhimin e domaineve.
- Lexoni dokumentacionin te my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase/8/Resellers (prezantimi i API, veprimet, shembull PHP, instalimi i modulit në WHMCS).
- Na shkruani një biletë me numrin e domaineve që menaxhoni ose parashikoni të transferoni te ne.
- Ne vlerësojmë volumin dhe ju kalojmë në një plan reseller; çelësi i API-së ju jepet pas aktivizimit. Ruajeni me kujdes dhe mos e ndani.
Statusi reseller varet nga numri i domaineve aktive (zakonisht për klientë me rreth 20+ domaine .al) dhe mund të kërkojë një rimbushje fillestare të llogarisë. Nuk ka panel publik me çmimet reseller. Për VPS me API, shihni kompaninë motër OSIR.com.
Nuk e gjetët përgjigjen?
Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.
- E hënë – e premte, 08:00–20:00: përgjigje brenda 20 minutash
- Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: përgjigje brenda 4 orësh