Datacenteri ynë në Tiranë
Host.al ka datacenterin e vet në Tiranë, në rrjetin e vet AS213683 me peering në ANIX.
Colocation nga €59.80/muaj · serverë të dedikuar nga €69/muaj · VPS nga €2.95/muaj · peering 20 Gbps në ANIX.
Rackët në datacenterin tonë në Tiranë.
Host.al është regjistrari më i madh i domaineve .al dhe operon datacenterin e vet në Tiranë. Serverat e klientëve, VPS-të dhe pajisjet në colocation janë në të njëjtin rrjet, AS213683, i lidhur drejtpërdrejt me rrjetet shqiptare përmes ANIX. Kjo do të thotë rrugën më të shkurtër drejt përdoruesve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të dhëna që mbeten në Shqipëri.
Objekti dhe rrjeti
| Adresa | Rruga Tefta Tashko Koço 23, Tiranë, Shqipëri |
|---|---|
| Rrjeti | AS213683, i operuar nga Host.al |
| Peering lokal | ANIX (pika e shkëmbimit të internetit në Shqipëri), 20 Gbps |
| Peering direkt | Cloudflare në Tiranë, nën 0.3 ms |
| Upstream | Cogent, Hurricane Electric |
| Energjia | Furnizim i dyfishtë A+B në rackët e colocation |
| Disponueshmëria e rrjetit | 99.99% |
| Serverat | Dell PowerEdge R640, HPE ProLiant DL360 |
| Siguria | I certifikuar ISO/IEC 27001:2022 |
| PeeringDB | Facility 15686, rrjeti 38170 |
Kontrolloni vetë rrjetin tonë: looking glass · PeeringDB facility · PeeringDB AS213683 · bgp.he.net


Çfarë ofrojmë në datacenter
Colocation
Serverat tuaj në rackët tanë, nga 1U deri në një rack të plotë 42U. Nga €59.80/muaj.
Serverë të dedikuar
Serverë Dell PowerEdge, porte deri në 10 Gbps. Nga €69/muaj.
VPS
Serverë virtualë në harduer Dell dhe HP. Nga €2.95/muaj në planin vjetor.
IP Transit
1 dhe 10 Gbps nga AS213683, në Tiranë dhe në katër lokacione të tjera.
ASN dhe IP-të tuaja
Sesion BGP falas me çdo VPS: shpallni prefikset tuaja nga Tirana.
Pjesë e një rrjeti rajonal
Përveç Tiranës, AS213683 ka pika prezence në Shkup, Selanik, Nuremberg dhe Kansas City, me looking glass në Shkup dhe Selanik.
Më shumë për rrjetin: Host.al dhe ANIX · peering direkt me Cloudflare · nyja K-root DNS · pse një server në Tiranë është më i shpejtë
Na shkruani
Po planifikoni colocation ose një projekt më të madh? Na shkruani te support@host.al ose telefononi +355 42 403 910.