Kalo te përmbajtja

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Pse një server në Tiranë e bën faqen tuaj më të shpejtë për përdoruesit shqiptarë

Regjistrari më i madh Shqiptar.


Pse një server në Tiranë e bën faqen tuaj më të shpejtë për përdoruesit shqiptarë

Shumë faqe dhe aplikacione shqiptare janë ende të hostuara në Gjermani, Francë apo Holandë. Funksionojnë, por çdo kërkesë e përdoruesit bën një rrugë të gjatë jashtë vendit dhe kthehet. Ja pse ka rëndësi dhe si ta matni vetë.

Çfarë është vonesa (latency)?

Vonesa është koha që i duhet një pakete të dhënash të shkojë te serveri dhe të kthehet, e matur në milisekonda (ms). Një faqe moderne bën dhjetëra kërkesa gjatë hapjes, ndaj çdo milisekondë shumëzohet. Vonesa ka edhe më shumë rëndësi për:

  • dyqanet online dhe pagesat, ku çdo hap i shportës është një kërkesë e re;
  • aplikacionet bankare dhe API-të;
  • thirrjet zanore dhe video (VoIP);
  • lojërat online dhe aplikacionet në kohë reale.

Rruga e trafikut ka më shumë rëndësi se distanca

Nëse rrjeti i ofruesit tuaj nuk lidhet drejtpërdrejt me rrjetet shqiptare, trafiku midis përdoruesit në Tiranë dhe serverit mund të kalojë nga Milano apo Frankfurti, edhe kur serveri ndodhet në Shqipëri. Kjo shton zakonisht 20 deri në 40 ms në çdo drejtim.

Host.al është i lidhur me ANIX, pikën e shkëmbimit të internetit në Shqipëri, me 20 Gbps. Kështu trafiku midis serverit tuaj dhe përdoruesve të operatorëve shqiptarë qëndron brenda vendit. Kemi edhe lidhje direkte me Cloudflare në Tiranë, me më pak se 0.3 ms vonesë (si funksionon).

Matni vetë

Mos na besoni në fjalë: bëni një test nga kompjuteri ose telefoni juaj.

  1. Hapni looking glass-in tonë dhe bëni ping ose traceroute drejt adresës suaj IP.
  2. Bëni të njëjtën gjë me ofruesin tuaj aktual, nëse ka një looking glass.
  3. Krahasoni numrin e hapave (hops) dhe kohën. Nëse rruga del jashtë Shqipërisë, do ta shihni te emrat e routerëve.

Kemi looking glass edhe në Shkup dhe Selanik, për përdoruesit në Maqedoni të Veriut dhe Greqi.

Shpejtësia nuk është e vetmja arsye

  • Të dhënat mbeten në Shqipëri, një pikë e rëndësishme për institucionet dhe për të dhënat personale.
  • Suporti është afër: ekipi ynë punon në të njëjtën kompani që drejton datacenterin.
  • SEO: shpejtësia e faqes është një nga sinjalet që Google merr parasysh.

Cilin server të zgjidhni?

Nuk jeni të sigurt? Lexoni server i dedikuar, VPS apo colocation.

Shikoni serverat në Tiranë

Pronare e kënaqur e një dyqani online duke punuar me laptop

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar