Pyetje të shpeshta për colocation
Vendosja e pajisjeve tuaja në datacenterin tonë në Tiranë: çfarë përfshihet, si nisni, rrjeti dhe BGP.
3 pyetje ·
Çfarë është colocation dhe çfarë përfshin te Host.al?
Me colocation ju sillni serverin ose pajisjet tuaja dhe ne i vendosim në datacenter-in tonë në Tiranë, me energji, ftohje dhe lidhje interneti.
Ofrojmë tre madhësi:
- 1U – për një server të vetëm.
- Deri në 12U – për disa serverë ose pajisje rrjeti.
- Rack i plotë 42U.
Të gjitha paketat përfshijnë energji të dyfishtë (A+B), disponueshmëri të rrjetit 99.99%, port switch-i 10 Gbps dhe shërbimin Reverse DNS. Lidhja, trafiku mujor dhe energjia e përfshirë ndryshojnë sipas paketës dhe shënohen në faqen e porosisë në my.host.al.
Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë, energji ose trafik, na hapni një tiketë për ofertë.
Si e sjell serverin tim në datacenter dhe si e menaxhoj më pas?
- Porositni paketën e colocation-it në my.host.al dhe paguani faturën (me Pago ose PayPal).
- Hapni një tiketë me të dhënat e pajisjes (marka/modeli, madhësia në U, konsumi i energjisë) dhe rregullojmë së bashku ditën e sjelljes dhe instalimit.
- Ne ju caktojmë IP-të dhe, nëse e dëshironi, vendosim Reverse DNS.
- Pas instalimit serverin e menaxhoni vetë nga distanca. Ju rekomandojmë ta konfiguroni me akses në distancë (p.sh. iDRAC/iLO/IPMI) para se ta sillni.
Për akses fizik në datacenter ose ndihmë në vend (p.sh. rinisje, ndërrim disku), na hapni një tiketë paraprakisht.
A mund të marr më shumë trafik, IP shtesë ose BGP për serverin në colocation?
Po.
- Trafik shtesë: ofrojmë paketa me më shumë trafik mujor (p.sh. 150 TB); kërkojini në një tiketë ose shtojini nga my.host.al.
- IP shtesë: një IP shtesë kushton 21 € në vit. Për blloqe më të mëdha (p.sh. /24) ofrojmë IPv4 Prefix Lease me afat minimal 12 muaj.
- BGP: mund të shpallni prefikset tuaja IPv4/IPv6 me ASN-në tuaj. Na dërgoni në tiketë ASN-në dhe prefikset, dhe sigurohuni që route object dhe ROA të jenë në rregull.
Për lidhje më të shpejta (p.sh. 1 Gbps ose më shumë) na kërkoni një ofertë.
Nuk e gjetët përgjigjen?
Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.
- E hënë – e premte, 08:00–20:00: përgjigje brenda 20 minutash
- Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: përgjigje brenda 4 orësh