Pyetje të shpeshta për certifikatat SSL
SSL falas, ridrejtimi në HTTPS dhe certifikatat me pagesë.
3 pyetje ·
A përfshihet certifikata SSL falas dhe si aktivizohet?
Po. Të gjitha paketat tona të hostimit (përfshirë 'Vetëm .AL') përfshijnë SSL falas Let's Encrypt. SSL instalohet mbi serverin ku hostohet faqja, prandaj:
- Domaini duhet të ketë një paketë hostimi në Host.al dhe të drejtojë te ajo. Një domain pa hostim nuk mund të ketë SSL.
- Domainet e reja .al duhet fillimisht të aprovohen nga AKEP.
- Instaloni Let's Encrypt nga paneli Plesk për domainin (edhe për 'www' dhe për webmail-in), ose na hapni biletë dhe e instalojmë ne.
- Çdo subdomain ka nevojë për certifikatën e vet; na shkruani emrin e subdomainit dhe e shtojmë.
Nëse faqja hostohet te një ofrues tjetër (p.sh. Namecheap, Wix), SSL instalohet në panelin e atij ofruesi. Nëse sapo keni ndryshuar nameserverat, prisni disa orë që DNS të përditësohet para instalimit.
Faqja hapet me http, shfaq 'Not secure' ose 'too many redirects' edhe pse kam SSL. Si rregullohet?
Kontrolloni këto pika:
- Ridrejtimi në HTTPS: në Plesk > Hosting & DNS > Hosting aktivizoni ridrejtimin 'HTTP to HTTPS' (301, i përshtatshëm për SEO) dhe zgjidhni certifikatën. Mund ta bëjmë edhe ne me kërkesë.
- Shumë ridrejtime (www ↔ pa www): nëse faqja bie në cikël ridrejtimesh, vendosni 'Preferred domain' në 'None' ose rregulloni ridrejtimet në WordPress/.htaccess.
- Certifikata ka skaduar: Let's Encrypt vlen 90 ditë. Nëse ka skaduar, riinstalojeni nga Plesk ose na shkruani.
- Subdomainet: çdo subdomain ka nevojë për certifikatën e vet.
- Domaini drejton diku tjetër: nëse nameserverat ose rekordi A drejtojnë te një host tjetër, SSL i hostit tonë nuk shfaqet.
Nëse problemi vazhdon, na dërgoni adresën e saktë të faqes dhe një screenshot të gabimit.
Bleva një certifikatë SSL me pagesë (p.sh. EssentialSSL ose PositiveSSL), por faqja ende shfaqet 'Not secure'. Çfarë duhet bërë?
Certifikata me pagesë nuk aktivizohet vetë: ajo duhet gjeneruar, validuar dhe instaluar në hostim.
- Sigurohuni që në porosi të jetë specifikuar domaini për të cilin lëshohet certifikata; pa të, porosia mbetet në statusin 'Pending'.
- Në my.host.al hapni shërbimin SSL te Services dhe ndiqni linkun e menaxhimit, që ju çon në panelin e certifikatës (sslpanel.io) për validimin dhe shkarkimin.
- Pasi certifikata të lëshohet, instalojeni në Plesk te domaini përkatës.
Nëse keni vështirësi, na hapni biletë dhe e instalojmë ne. Nëse nuk ju duhen veçori shtesë, SSL falas Let's Encrypt që përfshihet në hostim mjafton për shumicën e faqeve. Llojet dhe çmimet e certifikatave: my.host.al/index.php?rp=/store/ssl-certificates
Nuk e gjetët përgjigjen?
Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.
- E hënë – e premte, 08:00–20:00: përgjigje brenda 20 minutash
- Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: përgjigje brenda 4 orësh