Domain dhe hosting për bizneset në Kosovë: .al, .com apo .com.al?
Regjistrari më i madh Shqiptar.

Shumë biznese në Kosovë i shërbejnë njëkohësisht klientëve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Domaini dhe hostingu që zgjidhni ndikojnë në sa lehtë ju gjejnë dhe sa shpejt hapet faqja. Ky udhëzues shpjegon opsionet.
Cilin domain të zgjidhni?
Kosova ende nuk ka një domain kombëtar që funksionon në internetin global, ndaj bizneset zgjedhin zakonisht një nga këto:
| Domaini | Kur ka kuptim | Kush mund ta regjistrojë |
|---|---|---|
| .al | Emër i shkurtër shqip, për tregun shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri | Kushdo, nga çdo shtet, edhe nga Kosova |
| .com.al | Kur doni të mbroni markën edhe në tregun e Shqipërisë | Kompanitë shqiptare, ose kompanitë e huaja (edhe nga Kosova) përmes prezencës lokale falas të Host.al |
| .com / .eu | Kur synoni klientë ndërkombëtarë | Kushdo |
Shumë biznese regjistrojnë disa domaine njëkohësisht, p.sh. markaime.com dhe markaime.al, dhe i drejtojnë te e njëjta faqe. Kështu askush tjetër nuk e merr emrin tuaj.
Lexoni më shumë te si të regjistroni një domain .al dhe .com.al për kompanitë e huaja.
A mund të regjistrojë një biznes nga Kosova një domain .al?
Po. Domaini .al është i hapur për këdo, nga çdo shtet. Nuk ju duhet kompani apo adresë në Shqipëri. Për .com.al, Host.al ofron falas prezencën lokale që kërkohet për kompanitë jashtë Shqipërisë.
Ku të hostoni faqen?
Vizitorët tuaj janë kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri, ndaj ka rëndësi që serveri të jetë afër tyre. Serverat tanë janë në Tiranë, në rrjetin tonë AS213683, me rrugë të shkurtra rrjeti drejt përdoruesve në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo do të thotë hapje më e shpejtë e faqes sesa nga një server në Gjermani apo SHBA (pse ka rëndësi vendndodhja). Mund ta matni vetë me looking glass-in tonë.
Sipas madhësisë së projektit:
- Faqe biznesi ose blog: hostim me email dhe panel Plesk;
- Dyqan online ose aplikacion: VPS në Tiranë;
- Projekte të mëdha: server i dedikuar.
Pse Host.al për bizneset në Kosovë
- Çmime në euro, pa këmbim valutor.
- Suport 24/7 në shqip, nga ekipi që drejton datacenterin.
- Pagesa me Pago, PayPal ose transfertë bankare.
- Regjistrari më i madh i .al, i akredituar nga AKEP dhe ICANN.
Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al
Postet e rekomanduar
Host.al, regjistrari më i madh i domaineve .al në Shqipëri, me kënaqësi njofton se tashmë operon si regjistrar i akredituar nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) nëpërmjet kompanisë simotër, Zana Tech Inc.(IANA Member 4332)...
Transferimi i një domaini e kalon regjistrimin e tij nga një regjistrar te një tjetër...

