Kalo te përmbajtja

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Opa! VPS në Selanik, Greqi, tani në Host.al

Regjistrari më i madh Shqiptar.


Host.al ofron tani VPS me procesorë Intel Xeon në Selanik, Greqi: brenda BE-së, me IPv4 të dedikuar, akses root dhe pagesë mujore ose vjetore.

23 nëntor 2026

Opa! VPS në Selanik, Greqi, tani në Host.al

Opa! Thyeni një pjatë (me kujdes): VPS-të e Host.al janë tani aktive në Selanik, Greqi.

Në Selanik kemi tashmë servera të dedikuar. Tani mund të merrni edhe një server virtual atje, duke filluar nga plani më i vogël, me të njëjtin ekip dhe suport që njihni nga Tirana.

Pse Selaniku?

  • Brenda Bashkimit Evropian. Serveri dhe të dhënat tuaja qëndrojnë në një shtet anëtar të BE-së. Kjo ndihmon kur klientët, kontratat ose kërkesat ligjore pyesin ku ruhen të dhënat.
  • Pranë Greqisë dhe Ballkanit jugor. Selaniku është vendi i duhur për faqe, dyqane dhe aplikacione me përdorues në Greqi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe rajon.
  • Në rrjetin e Host.al. Mund ta testoni lidhjen vetë nga looking glass-i ynë në Greqi para se të porosisni.

Planet

Të katër planet kanë procesorë Intel Xeon, IPv4 të dedikuar dhe akses të plotë root.

PlaniCPURAMHapësirëPlan vjetorMujor
Minion1 vCore1 GB10 GB€2.95/muaj€3.95/muaj
Ima2 vCores2 GB25 GB€5.45/muaj€7.45/muaj
Alpha3 vCores4 GB50 GB€9.95/muaj€12.95/muaj
Sun4 vCores8 GB100 GB€18.95/muaj€24.95/muaj
Çmimet në nisje. Plani vjetor paguhet një herë në vit. Çmimet aktuale dhe të gjitha specifikat janë te faqja VPS në Greqi.

Filloni me një plan të vogël dhe kaloni në një më të madh kur projekti rritet.

Çfarë mund të instaloni?

  • Faqe interneti dhe dyqane online për klientë në Greqi dhe BE
  • Aplikacione web, API dhe databaza
  • Një pikë VPN brenda BE-së
  • Servera për zhvillim dhe testim
  • Servera lojërash për lojtarë në rajon

Keni akses root, ndaj instaloni çfarë t’ju duhet.

Selanik apo Tiranë?

Varet se ku janë përdoruesit tuaj:

  1. Përdoruesit kryesisht në Shqipëri ose Kosovë: zgjidhni një VPS në Tiranë, në datacenterin tonë, për vonesën më të ulët.
  2. Përdoruesit në Greqi ose BE, ose ju duhen të dhënat brenda BE-së: zgjidhni Selanikun.
  3. Përdorues në gjithë rajonin: përdorni një server në secilin vend.

Si të porosisni

  1. Hapni faqen VPS në Greqi dhe zgjidhni planin.
  2. Zgjidhni pagesën vjetore ose mujore në my.host.al.
  3. Paguani me kartë ose PayPal.

Ju dërgojmë të dhënat e hyrjes me email kur VPS-i është gati.

Keni pyetje para porosisë? Na kontaktoni. Përgjigjemi në shqip, anglisht dhe greqisht.

Kalí epitychía me serverin e ri, ose siç themi ne: suksese!

Pronare e kënaqur e një dyqani online duke punuar me laptop

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar