Si të Konfiguroni Email-in tuaj në Android & IOS përmes aplikacionit Gmail (IMAP)
Regjistrari më i madh Shqiptar.
Në këtë udhëzues do të mësoni si të konfiguroni një adresë emaili profesionale (p.sh. support@host.al) në një telefon Android & Ios duke përdorur aplikacionin Gmail, përmes protokollit IMAP.
Ky konfigurim ju lejon të menaxhoni email-in tuaj të biznesit direkt nga aplikacioni Gmail në telefon.
Hapi 1: Hapni aplikacionin Gmail dhe shtoni një llogari të re
- Hapni aplikacionin Gmail në telefonin tuaj.
- Klikoni tek Add account (Shto llogari).
- Do të shfaqen disa opsione për llojin e email-it.
Other (IMAP)
(Kjo përdoret për email-e që nuk janë Google, Outlook, Yahoo, etj.)

Hapi 2: Vendosni adresën e email-it
Në fushën që hapet:
- Shkruani adresën tuaj të plotë të email-it
p.sh:
support@host.al
Pastaj klikoni Next.

Hapi 3: Konfigurimi i serverit për marrjen e email-eve (Incoming Server Settings)
Në këtë hap duhet të plotësoni të dhënat e serverit IMAP.
Plotësoni si më poshtë:
- Username:
support@host.al (emri i email-it tuaj ) - Password:
(Fjalëkalimi i email-it tuaj) - IMAP Server:
host.al (emri i domain-it tuaj )
(ose mail.host.al nëse ofruesi juaj e kërkon këtë) - Port:
993 - Security Type:
SSL/TLS
Shënim i rëndësishëm:
Porta 993 përdoret për IMAP me siguri SSL/TLS.
Mos përdorni portin 465 në këtë hap, pasi 465 përdoret për SMTP (dërgimin e email-it), jo për IMAP.
Pasi të plotësoni të gjitha fushat, klikoni Next.

Hapi 4: Konfigurimi i serverit për dërgimin e email-eve (Outgoing Server – SMTP)
Në hapin tjetër do të konfiguroni serverin për dërgimin e email-it.
Plotësoni si më poshtë:
- SMTP Server:
host.al (emri i domainit tuaj ) - Port:
465 - Security Type:
SSL/TLS - Require Sign-in:
Aktiv (ON) - Username:
support@host.al (emri i email-it tuaj ) - Password:
(Fjalëkalimi i email-it)
Porti 465 përdoret për SMTP me SSL.
Klikoni Next për të vazhduar.

Hapi 5: Përfundimi i konfigurimit
Tani keni konfiguruar webmail-in tuaj ne aplikacionin Gmail.
Klikoni Next dhe konfigurimi përfundon.
Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al
Postet e rekomanduar
Kur zgjidhni një ofrues hostimi, dy faktorët më të rëndësishëm janë çmimi dhe performanca...
Zgjedhja e domain-it është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për çdo faqe interneti...