Kushte dhe Rregulla
1. Kushtet per Domain-in .al
1.1 Duke pranuar keto kushte, aplikuesi pranon se eshte njohur me Rregulloren e AKEP nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve nën “.al”…” e ndryshuar dhe nen përgjegjësinë ligjore, ai bie dakort se do të zbatojë kërkesat që rrjedhin prej saj.
KUJDES ! Deklarimet e të dhënave të rreme apo paraqitja e dokumenteve të falsifikuara për regjistrim, përbëjnë krime të falsifikimit dhe/ose përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, që parashikohen nga nenet 186, 189 ose 191 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
1.2 Vendosja e domainit ne perdorim:
Duke pranuar keto kushte aplikuesi bie dakort se në rast se nuk e vendos në përdorim domainin për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e regjistrimit/rinovimit, atehere domaini do të kalojë në gjendje të lirë.
1.3 Marke dhe Patente:
Aplikuesi duhet konsultohet me faqen web zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale per te pare nese domaini i cili do te rregjistroje nuk eshte “Marke” e listuar ne Webfaqjen zyrtare te DPPI,. Nese domaini përkon me ndonje markë e cila i perket një pale te tretë, atehere aplikuesi pranon të lirojë/heq dorë për këtë domain brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, duke humbur çdo të drejtë për ankim apo çdo kërkesë për kompensim, nëse emri i të njëjtit domain është kërkuar apo do të kërkohet të posedohet nga poseduesi i ligjshëm i markës/patentës/dizenjos industriale.
-
- Shënim: Institucionet dhe Entet e tjera Publike shtetërore dhe çdo organizëm tjetër ndërkombëtar ku Republika e Shqipërisë është palë, ka aderuar, ratifikuar, është anëtare, apo vëzhguese, apo me çdo cilësi tjetër, etj, përjashtohen nga kushtet e pikes 1.2 dhe 1.3.
1.4 Udhëzime të rëndësishme:
Ju lutemi lexoni me kujdes në mënyrë që të regjistroni me sukses domainin tuaj .al:
1.4.1 Aplikuesi i domainit duhet te jape informacion te sakte kontakti, dhe identifikuesin unik (NIPT/NUIS per biznes dhe numrin personal per individ)T. Nese jepen te dhena te pasakta domaini do te refuzohet nga Regjistri .al
1.4.2 Numri Personal ID, i gjendur ne karten e identitetit ose pasaporten e klientit, duhet te jepet i sakte dhe te korrespondoje me shtetin qe aplikati ka vendosur ne fushen “Shteti”
1.4.3 Adresa e aplikantit duhet te jete e sakte dhe e miredetajuar ne formatin: Rruga, Ndertesa, Hyrja, Kati, Apartamenti. Duke mos dhene nje adrese te plote dhe te sakte, domaini i kerkuar do te refuzohet nga Regjistri. Fusha e adreses nuk duhet te plotesohet me karaktere speciale. Vetem shkronja, numra dhe presja lejohen.
-
- Kodi Postar ZIP nuk duhet te permbaje hapsira bosh.
1.4.4 Numri i telefonit, qe klienti vendos, duhet te jete i sakte dhe te korrespondoje me shtetin prej te cilit aplikohet.
1.4.5. Emri i domainit per te cilin klienti eshte duke kerkuar nuk duhet te jete ne The domain that you are looking for should not be in Listen e domaineve te ndaluar apo ne Listen e domaineve te rezervuar
1.5 Rregulla te pergjithshem:
1.5.1 Aplikanti i domainit .al mund të jetë një entitet (person fizik, biznes ose organizatë tjetër) me seli ose jo në Shqipëri.
1.5.2 Për regjistrimet në “.com.al, .org.al, .net.al, .edu.al”, një aplikant shqiptar duhet të provojë së pari se i përket kategorisë së bizneseve te rregjisruara ne Republiken e Shqiperise.
1.5.3 Aplikanti duhet të shoqërojë kërkesën e tij me dokumentacionin mbështetës që provon përmbushjen e kushteve të vendosura nga Rregullorja e Regjistrit Shqiptar (AKEP), nëse kërkohet nga ky i fundit.
1.6 Kufizime në zonën .al
1.6.1 Regjistrimi i domeneve .al rregullohet nën dokumentin me titull: “Për Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave të Domeneve nën .AL dhe nën-domenet. Gov.al ,. Mil.al ,. Edu.al ,. Com.al ,. Org.al dhe. Net.al” nga regjistri.
1.6.2 Ne kete rregullore percaktohet qarte se cilet domaine nuk jane te lejuar per rregjistrim. Kjo përfshin regjistrimin e markave tregtare me pronësi të palëve të treta, aktivitete spamming duke përfshirë viruse dhe mjete piraterie, aktivitete të paligjshme sipas ligjit shqiptar, emra gjeolokacionesh (në Shqipëri), emra teknikë etj.
1.7 Ju duhet te lexoni rregulloren e domaineve .al ne webfaqjen e AKEP ose mund ta gjeni ate KETU.
1.8 Host.al eshte rregjistruar prane Institutit Shqipetar te Komisionerit te Informacionit dhe Mbrojtjes se te Dhenave dhe zbaton ligjin kombetar dhe nderkombetar per mbrojtjen dhe privatesine e te dhenave.