Vendosni emrin e domainit tuaj dhe
zgjidhni midis .com, .online, .tech, .site, .net dhe më shumë).
Si të transferoni një domain?
Merrni kodin e transferimit dhe na e percillni ne formen e transferimit për një transferim të shpejtë dhe të lehtë të domainit.
Merrni kodin e transferimit
Kërkoni nga rregjistruesi i vjetër kodin e transferimit dhe kërkojini ç'aktivizojë transferimin e domainit
Kërkimi i Domainit
Kërkoni për domainin tuaj duke përdorur mjetin e
transferimit të host.al.
Kodi i autorizimit
Vendosni kodin tuaj të autorizimit për të konfirmuar
transferimin.
Koha e pritjes
Shumica e transferimeve të domaineve përfundojnë
brenda 5-7 ditëve.
Pse të transferoni domainin tek Host.al?
Ne kemi mbi 20 vjet eksperiencë dhe besimin e mijra klientëve në Shqipëri dhe më tej. Ekipi ynë është në çdo çast pranë jush për t’ju ndihmuar: Nëse ofruesi juaj aktual i domainit nuk ju ofron çmimet, mbështetjen dhe shërbimin që ju nevojiten. Nëse dëshironi të konsolidoni të gjitha pronat tuaja në një vend, ose nëse është koha për një ndryshim, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Qëllimi ynë është ta bëjmë procesin e transferimit të domainit sa më të thjeshtë dhe të shpejtë që mundemi, në mënyrë që të mund të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme për ju.
Automatik: Proçesi i transferimit është i thjeshtë, i automatizuar dhe nuk duhet të keni njohuri teknike.
Centralizim: mund të organizoni domainet tuaja të shumta në një vend
Menaxhim i lehtë: Menaxhimi i domaineve bëhet më i thjeshtë dhe efikas
Gjithmonë i përditësuar
Mbështetje globale
Çmimi më i mirë
Pyetjet e shpeshta
Këto janë pyetjet e shpeshta që përdoren në lidhje me regjistrimin të domain.al dhe hostimit në Shqipëri.
Në rast se domaini juaj refuzohet pas kryerjes së pagesës, regjistrimi i domain .al kalon nëpër një proces miratimi nga Regjistri. Normalisht, ata do të kontrollojnë që regjistruesit të kenë informacion të saktë kontakti për secilin domain, dhe do të kontrollojnë kundër emrave të ndaluar dhe në disa raste për shkelje të markave tregtare.
Në rast se regjistrimi i domainit tuaj refuzohet, ne ju rimbursojmë ose duke shtuar kredite në llogarinë tuaj në sistemin tonë ose duke rimbursuar përmes portës së pagesës.
Po, në raste shumë të rralla, AKEP mund të refuzojë regjistrimin e domainit nëse të dhënat e dhëna nga regjistruesi janë të pasakta ose të paplota. Në rast se emri i domainit tuaj klasifikohet si emër i rezervuar ose i ndaluar sipas rregullores së AKEP, regjistrimi i domainit gjithashtu mund të refuzohet. Ne inkurajojmë klientët tanë të konsultohen me listën e domaineve të ndaluara dhe të rezervuara (Shiko me shume) ose me regjistrin e markave tregtare të regjistruara (këtu).
Këto nën-domaine janë të rezervuara për grupe specifike përdoruesish. Domainet .gov.al dhe .mil.al janë të rezervuara vetëm për përdorim qeveritar dhe ushtarak dhe nuk regjistrohen nga regjistruesit. Ne mund të regjistrojmë vetëm:
.com.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni kompani e regjistruar në Shqipëri.
.net.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni kompani rrjetëzimi e regjistruar në Shqipëri.
.edu.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni institucion arsimor i regjistruar në Shqipëri.
.org.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni organizatë joqeveritare e regjistruar në Shqipëri.
Web hosting është një shërbim i ruajtjes së të dhënave në mënyrë që një faqe interneti të mund të aksesohet në internet.