Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Super Oferta nga Host.al – VPS & Domain-e me Çmime Fantastike!


Host.al

Për një periudhë të kufizuar, Host.al sjell oferta që nuk duhen humbur! VPS me performancë të lartë dhe domain-e .AL/.COM me çmim super të ulët. Të gjitha planet janë të hostuara në Tiranë, Shqipëri dhe janë ideale për projekte të vogla, mjedise testimi në varësi të paketës që zgjidhni.

Nëse po mendon të nisësh një projekt të ri, të zhvendosësh faqen tënde ose thjesht të siguroni një domain, tani është momenti ideal.

Minion VPS – Vetëm €1.8/muaj

Perfekt për projekte të vogla, testime dhe aplikacione të lehta.

Specifikat:

  • 1 GB RAM
  • 10 GB SSD
  • 1 TB Bandwidth
  • Vendndodhja: Tirana, Albania

Çmimi: €1.5/muaj me planin vjetor (€18/vit)
Porosit tani: https://my.host.al/index.php?rp=/store/h-vps/minion
Kupon: NONFAT32VPS
Njësi të mbetura: 8

Ky VPS është zgjedhja ideale nëse ke një projekt të vogël, API, një script monitorimi ose thjesht do të testosh një mjedis të ri pa investuar shumë.

EPC-1 VPS – Vetëm €2.9/muaj

VPS super i fuqishëm me CPU AMD EPYC, perfekt për performancë të lartë

Specifikat:

  • CPU: AMD EPYC
  • 8 GB RAM
  • 4 vCores
  • 30 GB SSD
  • 1 TB Bandwidth
  • Vendndodhja: Tirana, Albania

Çmimi: €2.9/muaj me planin vjetor (€34.8/vit)
Porosi tani: https://my.host.al/cart.php?a=confproduct&i=1
Kupon: NONFAT32AMDVPS
Njësi të mbetura: 100

Kjo është nga paketat më të mira në treg për këtë çmim, fuqia e AMD EPYC e bën të jashtëzakonshme për aplikacione, biznese, DevOps, panele web-based, CRM, ERP, automatizime , e-commerce dhe shumë më tepër.

Domain .AL / .COM – Vetëm €5.99/vit

Merr identitetin tënd online me një çmim që nuk kthehet më!

Perfekt për:
✔ biznese
✔ faqe personale
✔ projekte të reja

Vetëm €5.99/vit
Regjistro tani: https://my.host.al/cart.php?a=add&domain=register
Kuponi: REGJISTRARSHQIPTAR
30 domain-e të disponueshme

Pse Host.al?

  • Datacenter në Shqipëri → shpejtësi e pakrahasueshme.
  • Infrastrukture moderne me AMD EPYC.
  • Suport në shqip, i shpejtë dhe profesional.

Host.al vs ofrues të tjerë: Kush ofron çmime më të mira?


Host.al

Kur zgjidhni një ofrues hostimi, dy faktorët më të rëndësishëm janë çmimi dhe performanca. Shumë kompani ndërkombëtare tërheqin klientët me oferta të lira vitin e parë, por në rinovim çmimet rriten ndjeshëm.

Tek Host.al ne besojmë tek çmimet transparente dhe performanca lokale. Paketat tona të hostimit janë krijuar për freelance, biznese të vogla dhe të mëdha, gjithmonë me çmime konkurruese dhe me server fizikisht në Shqipëri për shpejtësi maksimale.

Çmimet e hostimit në një vështrim të shpejtë

  • Host.al – çmime fikse vjetore (Mercury €19.99/vit, Earth €35.99/vit, Mars €71.88/vit), pa tarifa të fshehura rinovimi.
  • Bluehost – oferta tërheqëse në fillim, por çmimet e rinovimit janë shumë më të larta (Starter €5.99/muaj, Ecommerce €17.99/muaj).
  • Namecheap – shumë i lirë vitin e parë ($1.98–$4.98/muaj), por rinovimi kushton dyfish.

Krahasimi i çmimeve vjetore

OfruesiPlani FillestarPlani i MesemPlani i AvancuarCmimi i RinovimitAdresat EmailVendndodhja e Serverit
Host.alMercury – €19.99/vitEarth – €35.99/vitMars – €71.88/vitNjesoj cdo vitPa LimitShqipëri (3ms latency)
BluehostStarter – €71.88/vitBusiness – €131.88/vitEcommerce – €215.88/vitMe i larte pas ofertes promoTe KufizuaraEurope/US
NamecheapStellar – €58.56/vitStellar Plus – €82.56/vitStellar Business – €118.56/vitMe i larte pas vitit te pareTe KufizuaraEurope/US

Bluehost Hosting

Bluehost është një nga ofruesit më të njohur ndërkombëtarë. Paketat e tyre fillojnë nga €2.49/muaj për 3 vitet e para, por çmimi real i rinovimit është:

  • Starter – €71.88/vit(10GB NVMe, 10 website)
  • Business – €131.88/vit (50GB NVMe, 50 website)
  • Ecommerce Essentials – €215.88/vit (100GB NVMe, 100 website)

Pas periudhës promocionale, Bluehost kthehet në një nga opsionet më të shtrenjta.

Namecheap Hosting

Namecheap është një nga ofruesit ndërkombëtarë më të lirë në fillim. Paketat e tyre fillojnë nga $1.98/muaj për vitin e parë, por çmimi real i rinovimit është shumë më i lartë.

  • Stellar – €58.56/vit (20GB SSD, 3 website)
  • Stellar Plus – €82.56/vit (Faqe interneti pa kufizim, SSD i pa-matur)
  • Stellar Business – €118.56/vit (50GB SSD, faqe interneti pa kufizim, email pa limit)

Çmimi i vitit të parë duket tërheqës, por në rinovim dyfishohet.

Host.al Hosting

Host.al është regjistruesi dhe ofruesi më i madh i hostimit në Shqipëri, i besuar nga mijëra biznese. Ndryshe nga Namecheap dhe Bluehost, tek ne çmimet mbeten të pandryshuara çdo vit, pa tarifa të fshehura rinovimi.

  • Mercury – €19.99/vit (1GB hapësirë, 2 faqe interneti, adresa email pa limit, 5GB trafik, 2 CPU)
  • Earth – €35.99/vit (10GB hapësirë, 100GB trafik, faqe interneti pa limit, adresa email pa limit, 3 CPU)
  • Mars – €71.88/vit (100GB hapësirë, 200GB trafik, faqe interneti pa limit, adresa email pa limit, 4 CPU)

Host.al ka cmime vjetore më të qendrueshme dhe nuk ka rritje çmimi pas vitit të parë, ndryshe nga Bluehost dhe Namecheap.

Pse Host.al është zgjedhja më e mirë

  • Çmime transparente – pa rritje të fshehura në rinovim
  • Deri 50% më lirë se ofruesit ndërkombëtarë në afatgjatë
  • Faqe më të shpejta në Shqipëri falë serva lokalë
  • Support 24/7 në shqip me mbi 15 vite eksperiencë

Edhe pse Bluehost dhe Namecheap ofrojnë çmime të ulëta në vitin e parë, kostoja reale e rinovimit është shumë më e lartë. Me Host.al ju përfitoni çmime të qëndrueshme çdo vit, performancë më të shpejtë dhe suport lokal, duke e bërë atë zgjedhjen më të zgjuar për individët dhe bizneset në Shqipëri.

Shikoni paketat tona këtu: Host.al dhe nisni sot rrugëtimin tuaj online!

Host.al – Domain-et me çmimet më konkurruese në Shqipëri


Host.al

Zgjedhja e domain-it është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për çdo faqe interneti. Ai është identiteti juaj online dhe porta hyrëse drejt klientëve. Pikërisht për këtë arsye, tek Host.al sot janë të regjistruara mbi 13,000 domain-e aktive, duke na bërë regjistruesin më të madh të domain-eve në Shqipëri.

Çmime konkurruese për .al dhe .com

Në një treg ku çmimi ka gjithmonë rëndësi, Host.al ofron çmimet më konkurruese për domain-et .al dhe .com. Kjo u jep bizneseve dhe individëve mundësinë të sigurojnë emrin e tyre unik në internet pa kosto të panevojshme.

  • .al – perfekt për biznese dhe individë shqiptarë që duan të kenë një identitet lokal dhe më shumë besueshmëri në tregun vendas.
  • .com – zgjedhja më e njohur globalisht, ideale për kompani dhe faqe që synojnë audienca ndërkombëtare.

Pse të regjistroni domain-in tek Host.al?

  • Mbi 13,000 domain-e aktive të regjistruara.
  • Çmime konkurruese për çdo lloj domain-i.
  • Proces i shpejtë dhe i thjeshtë regjistrimi.
  • Suport teknik 24/7 për çdo nevojë.
  • Eksperiencë mbi 15 vite si lider në tregun shqiptar.

Siguri dhe stabilitet

Përveç çmimeve konkurruese, tek Host.al ju përfitoni edhe siguri, stabilitet dhe asistencë të vazhdueshme. Regjistrimi i domain-it bëhet shpejt, ndërsa ekipi ynë i suportit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo hap.


Zgjidh domain-in tënd sot tek Host.al dhe bëj hapin e parë drejt një prezence profesionale dhe të besueshme online.

Host.al – Hosting me çmimet më konkurruese në Shqipëri dhe shpejtësi më të lartë falë serverave lokalë


Host.al

Nëse po kërkoni një zgjidhje të besueshme për faqen tuaj të internetit, një nga faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh është çmimi dhe performanca. Tek Host.al ne i ofrojmë të dyja: çmime deri në 50% më të ulëta se tregu shqiptar dhe shpejtësi më të lartë, pasi serverët tanë ndodhen fizikisht në Shqipëri.

Pse çmimi është i rëndësishëm?

Në një treg ku bizneset dhe individët kanë gjithmonë nevojë për optimizim kostosh, zgjedhja e paketës së duhur të hostimit bën diferencën. Shumë kompani ndërkombëtare ofrojnë hostim me çmime të larta dhe serverë të vendosur jashtë Shqipërisë, gjë që shpesh sjell kosto shtesë dhe vonesa në performancë.

Tek Host.al, paketat tona janë të më të lira, rreth 50% më poshtë krahasuar me ofertat e ngjashme në treg. Kjo do të thotë se ju përfitoni një shërbim cilësor me kosto shumë më të arsyeshme.

Përparësia e serverëve lokalë në Shqipëri

Një nga pikat tona më të forta është infrastruktura. Ndryshe nga shumë kompani që mbajnë serverët e tyre në vende të ndryshme të Europës, Host.al ka ngritur një qendër të të dhënave në Shqipëri.

Kjo sjell disa avantazhe:

  • Shpejtësi më e madhe ngarkese të faqeve: faqja juaj hapet më shpejt për vizitorët në Shqipëri.
  • Vonesa më të ulëta: koha e përgjigjes është shumë më e shkurtër, duke e bërë përvojën e përdoruesve më të këndshme.
  • Siguri dhe stabilitet më i lartë:  suport 24/7 dhe infrastrukturë të standarteve europiane.

Paketat e hostimit për çdo nevojë

Ne ofrojmë një mori paketash që i përshtaten çdo klienti nga freelancer deri tek biznese dhe organizata më të mëdha.

  • Starter Pack – paketë falas për fillestarët që duan të testojnë faqen e tyre.
  • Vetem.al – ideale për ata që duan një faqe të thjeshtë personale ose prezantuese.
  • Mercury, Earth, Mars – plane më të avancuara për biznese, faqe me trafik të lartë apo projekte që kërkojnë më shumë hapsirë.

Pavarësisht se cilën paketë zgjidhni, ju do të përfitoni nga shpejtësia dhe stabiliteti i serverëve tanë lokalë.

Pse të zgjidhni Host.al?

  • Çmime 50% më të ulëta se tregu shqiptar
  • Server në Shqipëri për performancë maksimale
  • Mbi 15 vite eksperiencë në treg
  • Suport teknik 24/7
  • Regjistruesi më i madh i domain-eve në Shqipëri

Tek Host.al ne besojmë se çdo biznes dhe individ duhet të ketë mundësinë të ndërtojë prezencën e tij online pa kosto të larta dhe pa sakrifikuar cilësinë. Me çmime konkurruese dhe infrastrukturë moderne të bazuar në Shqipëri, ne ofrojmë zgjidhjen perfekte për të gjithë ata që duan faqe më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulëta.

Zgjidh paketën që të përshtatet më shumë tek Host.al dhe nis sot rrugëtimin tënd online!

Fitoni të Ardhura me Affiliate Marketing nga Host.al


Host.al

Po kërkoni një mënyrë të thjeshtë për të gjeneruar të ardhura online? Programi i Affiliate Marketing nga Host.al ju jep mundësinë të fitoni kredite duke ndarë një link me miqtë apo ndjekësit tuaj. Affliate është një mënyrë “win-win”: kompania merr klientë të rinj, ndërsa ju merrni shpërblimin për çdo klient që sillni.

Si funksionon?

  • Regjistrohuni falas në Host.al dhe aktivizoni opsionin Affiliate në panelin tuaj.
  • Ju do të merrni një link unik.
  • Sa herë që dikush përdor linkun tuaj për të porositur një shërbim (hostim apo VPS), ju fitoni komision automatikisht.

Pse ja vlen?

  • Pa kosto – Nuk kërkohet asnjë investim fillestar.
  • Të ardhura pasive – Një link i shpërndarë sot mund t’ju sjellë fitime edhe muaj më vonë.
  • Produkte me kërkesë të lartë – Domain-e, web hosting dhe email profesional janë nevoja bazë për çdo faqe interneti.
  • Panel i dedikuar për raportim – Ndiqni klikimet, regjistrimet dhe fitimet tuaja në kohë reale.

Gati për të filluar?

  1. Krijoni ose hyni në llogarinë tuaj në Host.al.
  2. Aktivizoni opsionin Affiliate Program.
  1. Merrni linkun tuaj unik dhe shpërndajeni në rrjetet sociale, blog ose miqve tuaj.
  1. Filloni të fitoni për çdo porosi që vjen nga linku juaj.

Ndani linkun tuaj në rrjete sociale, kolegë, biznese – çdo klikim mund të kthehet në fitim!