Vendosni emrin e domainit tuaj dhe
zgjidhni midis .com, .online, .tech, .site, .net dhe më shumë).
Si të transferoni një domain?
Merrni kodin e transferimit dhe na e percillni ne formen e transferimit për një transferim të shpejtë dhe të lehtë të domainit.
Merrni kodin e transferimit
Kërkoni nga rregjistruesi i vjetër kodin e transferimit dhe kërkojini ç'aktivizojë transferimin e domainit
Kërkimi i Domainit
Kërkoni për domainin tuaj duke përdorur mjetin e
transferimit të host.al.
Kodi i autorizimit
Vendosni kodin tuaj të autorizimit për të konfirmuar
transferimin.
Koha e pritjes
Shumica e transferimeve të domaineve përfundojnë
brenda 5-7 ditëve.
Pse të transferoni domainin tek Host.al?
Ne kemi mbi 20 vjet eksperiencë dhe besimin e mijra klientëve në Shqipëri dhe më tej. Ekipi ynë është në çdo çast pranë jush për t’ju ndihmuar: Nëse ofruesi juaj aktual i domainit nuk ju ofron çmimet, mbështetjen dhe shërbimin që ju nevojiten. Nëse dëshironi të konsolidoni të gjitha pronat tuaja në një vend, ose nëse është koha për një ndryshim, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Qëllimi ynë është ta bëjmë procesin e transferimit të domainit sa më të thjeshtë dhe të shpejtë që mundemi, në mënyrë që të mund të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme për ju.
Automatik: Proçesi i transferimit është i thjeshtë, i automatizuar dhe nuk duhet të keni njohuri teknike.
Centralizim: mund të organizoni domainet tuaja të shumta në një vend
Menaxhim i lehtë: Menaxhimi i domaineve bëhet më i thjeshtë dhe efikas
Gjithmonë i përditësuar
Mbështetje globale
Çmimi më i mirë
Pyetjet e shpeshta
Këto janë pyetjet e shpeshta që përdoren në lidhje me regjistrimin të domain.al dhe hostimit në Shqipëri.
Për domain.al janë të nevojshme 4 të dhëna shtesë:
ID e kompanisë – Kjo është opsionale për domain.al, por e detyrueshme për domaine të nivelit të tretë.
Lloji i dokumentit – Mund të jetë një nga opsionet më poshtë:
Kartë Identiteti
Pasaportë
Numri social
Numri i identifikimit të organizimit – Numri i ID-së së regjistruesit.
Statusi ligjor – Mund të jetë një nga opsionet më poshtë:
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë.
Entitet/Organizatë Publike – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë (kryesisht për .gov.al).
Person tregtar – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë.
Individ.
Web hosting është një shërbim i ruajtjes së të dhënave në mënyrë që një faqe interneti të mund të aksesohet në internet.
Po, në raste shumë të rralla, AKEP mund të refuzojë regjistrimin e domainit nëse të dhënat e dhëna nga regjistruesi janë të pasakta ose të paplota. Në rast se emri i domainit tuaj klasifikohet si emër i rezervuar ose i ndaluar sipas rregullores së AKEP, regjistrimi i domainit gjithashtu mund të refuzohet. Ne inkurajojmë klientët tanë të konsultohen me listën e domaineve të ndaluara dhe të rezervuara (Shiko me shume) ose me regjistrin e markave tregtare të regjistruara (këtu).
Sigurisht, ju mund të blini aq domain sa ju ose biznesi juaj ka nevojë.
A mund të regjistrojmë domain në .com.al dhe nivele të ngjashme të treta të .al?
Për domainet e nivelit të tretë zbatohen rregullat e mëposhtme:
Fusha e shtimit të ID-së së kompanisë është e detyrueshme.
.com.al kërkon si dokument shtesë certifikatën e regjistrimit të kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Person Tregtar mund të kenë status ligjor.
.org.al kërkon si dokument shtesë licencën që tregon ID-në e kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të ketë status ligjor.
.edu.al kërkon si dokument shtesë licencën nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Entitet/Organizatë Publike mund të ketë status ligjor.
Në disa raste, Regjistri (AKEP) mund të kërkojë kartën e identitetit. Kjo ndodh kryesisht në rastet kur domaini është një markë tregtare.