Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Christopher Hofman


Host.al

Jemi të kënaqur që punojmë me Host.al. Ka një ndërfaqe përdoruesi të shkëlqyer, mbështetje të shpejtë,dhe çmime konkurruese, janë partner të besueshëm dhe me kënaqësi mund t’i rekomandoj.

Si të zhvilloni një faqe interneti WordPress


Host.al

Zhvillimi i një faqeje web mund të duket i vështirë, por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse përdorim zgjidhje të gatshme si WordPress, mund të krijojmë një faqe web me më pak mundim. WordPress është një sistem i menaxhimit të përmbajtjes (CMS- Content Menagement System) që ndihmon për të krijuar, menaxhuar dhe modifikuar përmbajtjen e një faqeje web. WordPress është një mjet që lejon kalimin dhe menaxhimin e një faqeje, duke përfshirë shtimin dhe ndryshimin e përmbajtjes dhe teksteve. WordPress ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe aktualisht fuqizon mbi 40% të të gjitha faqeve online, duke përfshirë nga blogjet personale deri te faqet online të kompanive të mëdha. Pavarësisht se është shumë i përdorur për faqe blogu, WordPress është gjithashtu i përshtatshëm për ndërtimin e faqeve të internetit të korporatave dhe dyqaneve online. Më poshtë, do të shihni një proces hap pas hapi për të ndërtuar një faqe interneti duke përdorur WordPress.

Hapi 1: Përzgjidhni një shërbim hostimi për faqen tuaj në WordPress

Së pari, duhet të zgjidhni një ofrues hostimi (web hosting), i cili është shërbimi që ju lejon të merrni hapësirë në një server ku mund të ruani skedarët që krijojnë faqen tuaj web. Një faqe web është një set skedarësh HTML (në variantin më të thjeshtë). Hapësira që ju vihet në dispozicion nga një kompani hostimi, garantimi që serveri do jetë gjithmonë online dhe gjithë konfigurimet e tjera që bëjnë faqen tuaj të jetë online janë pjesë e shërbimit të hostimit (por mbi këto ka dhe shërbime të tjera si DNS, Email etj). Host.al ofron një panel kontrolli (Plesk) që lehtëson instalimin e WordPress me një klikim. Paketat e hostimit të WordPress në internet të Host.al përfshijnë:

  • Certifikata SSL falas
  • Email falas nën domainin tuaj. Me krijimin e një faqe WordPress, ju duhet që të përditësoni sistemin sa herë që ka një dalë version i ri. Kjo është e rëndësishme për sigurinë e faqes suaj të internetit. Ndërsa për ata që nuk dëshirojnë të merren me këtë, mund të zgjedhin një shërbim hostimit të menaxhuar për WordPress. Këto paketa përfshijnë:
  • Ruajtje automatik (backup) të faqes
  • Bandwith të pakufizuar
  • Mbështetje për design dhe pluginet (shtesa të WordPress)
  • Mirëmbajtja e vazhdueshme e faqes dhe sigurimi që jeni gjithmonë në versionin e fundit të WordPress

Hapi 2: Regjistroni emrin e domainit tuaj

Pasi të keni paketën e hostimit, hapi tjetër është të regjistroni emrin e domainit tuaj. Më poshtë janë disa këshilla për zgjedhjen e një domaini:

  • Përdorni një prapashtesë të njohur dhe që ka lidhje me vendin ku kryeni aktivitetin ekonomik ose profesional. Nëse faqja juaj është për një kompani shqiptare dhe synon konsumatorin shqiptar, duhet të përzgjidhni një domain .al.
  • Domainet klasik janë .com, .org, .net. Por mundësitë e gjetjes së një domain të shkurtër e praktik janë të pakëta.
  • Prapashtesa e domainit (.al apo .com) mund të ndikojë në indetifikimin e qëllimit të faqes tuaj. Nëse jeni një kompani që ofron shërbime online, mund të përdorni .net. Nëse jeni një organizatë jo fitimprurëse, mund të përdorni .org.
  • Përpiquni të zgjidhni domain të shkurtër dhe të thjeshtë. Emrat e ndërlikuar mund të jenë të vështirë për t’u mbajtur mënd. Gjithashtu duhet të shmangni vizat dhe numrat.
  • Merrni parasysh markën tuaj. Emri juaj i domanit duhet të përputhet me markën tuaj, edhe nëse është thjesht emri i kompanisë suaj ose një term që lidhet me produktet ose shërbimet kryesore që ofroni. Në Host.al ju ofrojmë mundësinë të zgjidhni emrin më të mirë të domainit për biznesin tuaj.

Hapi 3: Zgjidhni një dizajn për faqen tuaj në WordPress

WordPress është një zgjidhje e shkëlqyer për fillestarët, sepse ofron mundësinë për të përdorur dizajne të para-ndërtuara nga qindra zhvillues të apasionuar në internet. Faqja e WordPress ka mbi 10,000 dizajne falas dhe shumë opsione të tjera me pagesë. Ja disa faktorë që duhen marrë parasysh ndërsa kërkoni dizajnin më të përshtatshëm për faqen që do ndërtoni:

  • Çmimi (falas kundrejt premiumit)
  • Vlerësimet dhe komentet e përdoruesve
  • Përshtatja me celuarët (Responsiveness)
  • Kërkesat teknike (disa dizajne mund të kërkojnë më shumë personalizim se të tjerat)
  • Pasi të gjeni një dizajn që ju pëlqen, mund ta instaloni nga paneli i WordPress-it. Nëse ndryshoni mendje për dizajnin e zgjedhur, mos u shqetësoni sepse mund ta ndryshoni pa prekur në përmbajtjen e faqes suaj të internetit.

Si të hostojmë një faqe qeveritare të sigurtë në Shqipëri?


Host.al

Shqipëria është nën sulm kibernetik! Ka disa muaj që grupe të lidhura me angazhime gjeopolitike kanë vendosur Shqipërinë në qendër të shenjestrës së tyre. Edhe pse nuk ka asgjë që mund të jetë 100% e mbrojtur nga sulmet kibernetike, disa pratika pune mund të ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes së të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Më poshtë disa praktika që mund të ndihmojnë në rritjen e sigurisë së faqeve qeveritare në Shqipëri:

Gjithçka pas përdorimit të një Virtual Private Network (VPN)

Të paktën në dy nga incidentet e fundit të raportuara në Shqipëri, problemet me penetrimin në servera të institucioneve publike shqiptare kanë ndodhur përmes shfrytëzimit të një pike sigurie në Microsoft Exchange ku nuk ishte aplikuar përditësimi (patch) i sigurisë në kohën e duhur. Shih: Microsoft investigates Iranian attacks against the Albanian government

Një strategji kyçe në rritjen e sigurisë është implementimi i Rrjeteve Private Virtuale (VPN) për të mbrojtur ndërfaqet që duhet të hapen vetëm për punononjësit. Një VPN shërben si një tunel i sigurt për transmetimin e të dhënave në internet, duke enkriptuar të dhënat gjatë transmetimit. Për zyrat qeveritare, kjo do të thotë që të gjitha komunikimet mes ndërfaqeve të sistemeve digjitale janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuar. Ky enkriptim është veçanërisht i rëndësishëm duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të të dhënave qeveritare, që shpesh përfshijnë informacion personal, regjistra financiarë dhe detaje të sigurisë kombëtare. Duke udhëzuar të gjitha ndërveprimet e klientëve përmes një VPN, zyrat qeveritare mund të ulin ndjeshëm rrezikun e shkeljeve të të dhënave dhe spiunazhit kibernetik, duke siguruar që informacioni i ndjeshëm mbetet konfidencial dhe i sigurt.

Faqe interneti dinamike: Pjesa e veçantë e bazës së të dhënave

Shumica e faqeve që ndërtohen sot janë të bazuara në zgjidhje dinamike, duke ofruar mundësinë për të përditësuar lajmet dhe cdo komponent të faqes me disa klikime. Këto faqe shpesh kërkojnë të bazohen mbi një scripting engine, ose një platformë të fuqishme që mbështetet gjuhë të avancuara për komunikim. Shpesh vecanërisht për agjensitë e vogla në faqet e internetit, 90% e përmbajtjes së faqes qëndron e pandryshuar deri në momentin kur titullari dhe faqja e internetit ndryshohen. Megjithatë këto faqe programohen sikur cdo element i tyre mund të ndryshohet në cdo moment.

Ne lidhje me sigurinë, para se te ndërtoni një faqe pyesni webmaster nëse është e mundur të krijoni një platformë ku editimi i informacionit të bëhet në një zonë të mbrojtur nga një VPN, ndërsa botimi i faqes të jetë një faqe HTML e kompiluar, që nuk ka nevojë për të shkëmbyer informacion me një databazë. Nje webserver i krijuar vetëm për ofrimin e një faqeje në HTML, pa pasur nevojën të lidhet me një databazë (ku shpesh mbahen informacione dhe databaza të tjera) është shumë më i sigurt se një webserver që ka nevojë të lidhet me një databazë. Po provoni të gjeneroni një faqe të thjeshtë në HTML. Nëse po pyesni veten, faqja që po vizitoni është krijuar vetëm me HTML dhe nuk ka asnjë lidhje me një bazë të dhënash.

Hostimi në servera të dedikuar apo shared?

Serverat e ndarë, Shared Hosting janë tepër të lirë, por sjellin rrezikun duke u ndodhur në një ambient me faqe te tjera, dhe shpeshherë, dhe vetë webmaster të këtyre faqeve nuk e dinë se ku i kanë marrë scriptet që po ngarkojnë në faqe. Për efekt sigurie, kërkoni gjithmonë të hostoni vetëm në servera te dedikuar ose VPS i cili është një version më ekonomik.

Përditësimet e sigurisë

Mirëmbajtja e sigurisë dhe efikasitetit të një serveri është një aspekt kyç i menaxhimit të çdo shërbimi online ose faqeje të internetit. Procesi i instalimeve te përditësimit të rregullt i serverit është thelbësor për të mbrojtur kundër dobësive, malware-it dhe kërcënimeve të tjera kibernetike. Nëse do të bëni përditësimin e serverit ose të punësoni një agjenci varet nga faktorë të ndryshëm duke përfshirë nivelin e ekspertizës, disponueshmërinë e burimeve dhe kompleksitetin e mjedisit tuaj të serverit. Le të shqyrtojmë përfitimet dhe disavantazhet e të dyja qasjeve.

Përditësimi i serverit

Përfitimet:

  • Efektiv në kosto: Të bërit vetë mund të kursejë para, ndryshe do t’i shkonin agjensisë. Për bizneset e vogla ose startup-et, kjo mund të jetë një faktor i rëndësishëm.
  • Kontroll i Drejtpërdrejtë: Ju keni kontroll të drejtpërdrejtë mbi procesin e përditësimit, duke përfshirë kur dhe si aplikohen përditësimet. Kjo mund të jetë thelbësore për konfigurimet e personalizuara ose kërkesat specifike të përputhshmërisë.
  • Zhvillimi i Aftësive: Menaxhimi i sigurisë së serverit tuaj mund t’ju ndihmojë ju ose ekipin tuaj të zhvillojë aftësi teknike të vlefshme.

Disavantazhet:

  • Koha: Të qëndruarit i përditësuar me dobësitë e fundit dhe përditësimet mund të jetë kohë-rrëmbyese, veçanërisht për bizneset pa një departament të dedikuar IT.
  • Rreziku i Gabimeve: Pa ekspertizën e duhur, ka një rrezik më të lartë të gabimeve gjatë procesit të përditësimit, që mund të çojë në ndërprerje ose shkelje të sigurisë.
  • Alokimi i Burimeve: Koha dhe përpjekja e shpenzuar për përditësimin mund të ishin më mirë të investuar në aktivitetet tuaja kryesore të biznesit.

Punësimi i një Agjencie

Përfitimet:

  • Ekspertiza: Agjencitë janë të specializuara në menaxhimin dhe sigurinë e serverit, duke sjellë një nivel ekspertize që mund të ulë ndjeshëm rrezikun e kërcënimeve kibernetike.
  • Kursimi i kohës: Dhënia me qira e mirëmbajtjes së serverit ju lejon të fokusoheni në biznesin tuaj në vend të teknikaliteteve të menaxhimit të serverit.
  • Shërbimet gjithëpërfshirëse: Shumë agjenci ofrojnë një gamë shërbimesh, duke përfshirë monitorimin, kopjimin rezervë dhe rimëkëmbjen, duke ofruar një zgjidhje të gjithanshme për mirëmbajtjen e serverit.

Disavantazhet:

  • Kostoja: Punësimi i një agjencie është më i shtrenjtë se të bërit vetë, që mund të mos jetë e realizueshme për të gjitha bizneset.
  • Më pak kontroll: Dhënia me qira mund të rezultojë në më pak kontroll të drejtpërdrejtë mbi procesin e përditësimit dhe konfigurimet e serverit, që mund të jetë shqetësuese për bizneset me nevoja specifike për përputhshmëri ose operacionale.
  • Varësia: Mbështetja në një agjenci të jashtme për mirëmbajtjen e serverit mund të krijojë një varësi, që mund të shkaktojë probleme nëse niveli i shërbimit nuk përmbush pritshmëritë ose nëse disponueshmëria e agjencisë ndryshon.

Përfundim

Vendimi për të përditësuar vetë serverin tuaj ose të punësoni një agjenci duhet të bazohet në një vlerësim të kujdesshëm të nevojave specifike të biznesit tuaj, burimeve dhe tolerancës ndaj rrezikut. Për bizneset me aftësitë teknike dhe burimet e nevojshme, vetëpërditësimi mund të jetë një mënyrë efektive në kosto dhe për të mbajtur sigurinë e serverit. Megjithatë, për organizatat pa staf të dedikuar IT ose për ato që preferojnë të përqendrohen në operacionet e tyre kryesore, punësimi i një agjencie mund të ofrojë fleksibilitet, ekspertizë dhe më shumë kohë për të dedikuar në rritjen e biznesit. Në fund të fundit, është thelbësore që serveri juaj të përditësohet rregullisht dhe të mbahet i sigurt, pavarësisht nga metoda që keni zgjedhur.

A mund të regjistrojë çdokush një domain .al?


Host.al

Po, qytetarët ose kompanitë jo-shqiptare mund të regjistrojnë domain .al. Procesi për regjistrimin e një domaini .al është relativisht i thjeshtë dhe është i hapur për individ dhe entitete nga çdo vend. Këto janë hapat dhe kërkesat e përgjithshme për regjistrimin e një domaini .al:

  1. Zgjidhni një regjistrar: Host.al është regjistratori më i madh i domaineve në vend, me më shumë se 40% të zonës. Ne shërbejmë marka globale, korporatat dhe agjensitë më të njohura në vend.
  2. Zgjedhja e emrit të domainit: Zgjidhni një emër domaini .al i cili është në dispozicion. Mund të përdorni mjetin e kërkimit të Host.al për të kontrolluar disponueshmërinë e domainit që dëshironi.
  3. Siguroni informacionin e nevojshëm: gjatë procesit të regjistrimit, do të duhet të siguroni informacion personal ose të biznesit. Zakonisht përfshin:
    • Për individët: Emrin e plotë, numrin e ID-së, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e email-it.
    • Për kompanitë: Emrin e kompanisë, numrin e regjistrimit, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e email-it.
  4. Pagesa: Paguani tarifën e regjistrimit. Kostoja e një domain .al është 12.99€ por regjistrimi për një periudhe më të gjatë se një vit ofron zbritje.
  5. Përfundoni regjistrimin: Kur pagesa është kryer, Host.al do të merret me pjesën tjetër të procesit të regjistrimit. Do të merrni konfirmim sapo domaini të regjistrohet në emrin tuaj.

Konsiderata të rëndësishme:

  • Përputhshmëria me ligjet lokale: Sigurohuni që emri i domainit që zgjidhni të përputhet me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Disa emra domaini mund të jenë të kufizuar ose të ndaluara.
  • Rinovimi dhe mirëmbajtja: Kujdesuni që të rinovoni regjistrimin e domainit tuaj para se të skadojë për të shmangur humbjen e domainit tuaj. Mund të aktivizoni opsione për rinovim automatik.
  • Përdorimi i agjentit vendor (Opsional): Ne ofrojmë një shërbim të një agjenti vendor në Shqipëri për të lehtësuar procesin e regjistrimit, megjithëse kjo nuk është një kërkesë e rreptë.

Duke ndjekur këto hapa, qytetarët ose kompanitë jo-shqiptare mund të regjistrojnë dhe përdorin me sukses domain .al për faqet e tyre të internetit ose shërbimet tjera online.

Çfarë është lartësia e bandwith-it të faqes së internetit dhe sa bandwidth ka nevojë faqja juaj për internet?


Host.al

Në epokën dixhitale sot, kuptimi i aspekteve teknike të faqes suaj të internetit është i rëndësishëm për sigurimin e operacionit të qetë dhe ofrimin e një përvojë të këndshme për vizitorët tuaj. Një aspekt kyç i menaxhimit të faqes së internetit është bandwidth-i. Por çfarë është saktësisht bandwidth-i i faqes së internetit dhe sa është i nevojshëm për faqen tuaj? Le të shpjegojmë.

 Çfarë është bandwidth-i i faqes së internetit?

Bandwidth-i i faqeje interneti i referohet sasisë së të dhënave që mund të transferohen midis faqes suaj dhe përdoruesve të saj gjatë një periudhe të caktuar, zakonisht të matur në gigabajt (GB) për muaj. Ky parametër përfshin të gjitha të dhënat që përdoruesit shkarkojnë ose ngarkojnë gjatë ndërveprimit me faqen, duke përfshirë tekst, imazhe, video dhe elemente multimediale të tjera.

Në termat më të thjeshtë, bandwidth-i është si një tub uji. Sa më i madh të jetë diametri i tubit (bandwidth më i lartë), aq më shumë ujë (të dhëna) mund të kalojë përmes tij njëkohësisht pa ngadalësime (vonesa në ngarkim).

Pse është i rëndësishëm bandwidth-i?

Bandwidth-i është i rëndësishëm për disa arsye:

Performanca: Një bandwidth-i i mjaftueshëm siguron që faqja juaj të ngarkohet shpejt dhe në mënyrë efikase, edhe gjatë kohës me trafik të lartë.

Përvoja e përdoruesit: Një faqe interneti me bandwidth të mjaftueshëm ofron një përvojë të këndshme shfletimi, duke ulur mundësinë e largimit të vizitorëve për shkak të kohëve të gjata të ngarkimit.

SEO: Motorët e kërkimit si Google favorizojnë faqet e internetit që ngarkohen shpejt. Një bandwidth i mjaftueshëm mund të përmirësojë shpejtësinë e faqes, duke ndikuar pozitivisht në renditjen tuaj në rezultatet e kërkimit.

Sa bandwidth i nevojitet faqes sime të internetit?

Përcaktimi i sasisë së duhur të bandwidth-it për faqen tuaj interneti varet nga disa faktorë:

Trafiku i faqes: Numri i vizitorëve që merr faqja juaj është një faktor i rëndësishëm. Trafiku më i lartë do të thotë më shumë të dhëna të transferuara.

Madhësia e faqes: Faqet më të mëdha me elemente multimediale të rënda (imazhe, video, etj.) kërkojnë më shumë bandwidth.

Frekuenca e përditësimeve: Faqet që përditësohen shpesh me përmbajtje të re do të kenë nevojë për më shumë bandwidth.

Ndërveprimet e përdoruesve: Faqet me karakteristika interaktive, si forume, ngarkimet e përdoruesve, ose transmetimi, do të kërkojnë më shumë bandwidth.

Si të llogaritni nevojat për bandwidth-in e faqes suaj

Këtu është një formulë e thjeshtë për të llogaritur nevojat për bandwidth-in tuaj:

Bandwidth = Madhësia Mesatare e Faqes (në MB) x Vizitorët Mujorë x Mesatare e Shikimeve të Faqes për Vizitor

Madhësia mesatare e faqes: Përcaktoni madhësinë mesatare të faqes tuaj të internetit. Mund të përdorni mjetet si Pingdom ose GTmetrix për të gjetur këtë informacion.

Vizitorët mujorë: Gjurmoni numrin e vizitorëve që merr faqja juaj çdo muaj duke përdorur mjetet e analizës së internetit si Google Analytics.

Mesatare e shikimeve të faqes për vizitor: Përcaktoni sa faqe shikon mesatarisht një vizitor gjatë një vizite të vetme.

Për shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes suaj është 2 MB, faqja juaj merr 10,000 vizitorë në muaj, dhe çdo vizitor shikon mesatarisht 3 faqe, nevoja juaj e vlerësuar për bandwidth-in do të ishte:

“ 2 MB x 10,000 x 3 = 60,000 MB ose 60 GB për muaj “

Përputhja e nevojave për bandwidth me paketat e hostingut të Host.al

Në Host.al, ofrojmë katër paketa hosting, secila me kufizime të ndryshme për bandwidth-in. Kështu mund të përcaktoni cilin paketë përputhet me nevojat tuaja:

Plan 1 – 5GB Bandwidth – Përfaqsues për faqe personale të vogla ose blogje.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 1 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 5,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 5𝐺𝐵÷1𝑀𝐵=5,000 shikime faqe/muaj5GB÷1MB=5,000 shikime faqe/muaj.

Plan 2 – 5GB Bandwidth

Ngjashëm me planin 1, ideal për faqe të vogla me trafik të ulët.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 2,500 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 5𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=2,500 shikime faqe/muaj5GB÷2MB=2,500 shikime faqe/muaj.

Plan 3 – 100GB bandwidth

Përshtatet për faqe biznesi të mesme me trafik të moderuar.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 50,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 100𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=50,000 shikime faqe/muaj100GB÷2MB=50,000 shikime faqe/muaj.

Plan 4 – 200GB bandwidth

Ideal për faqe të mëdha me vëllime të lartë trafiku, si faqet e tregtisë elektronike.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 100,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 200𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=100,000 shikime faqe/muaj200GB÷2MB=100,000 shikime faqe/muaj.

Planifikim për rritje dhe valë trafiku: Është e rëndësishme të planifikoni për rritje dhe valë trafiku të papritur. Faqet e internetit shpesh përballen me fluktuacione në trafik për shkak të fushatave marketingu, përmbajtjes virale, ose tendencave sezonale. Këshillohet të keni një buffer në alokimin e bandwidth-it, zakonisht 50-100% më shumë se sa nevojat e llogaritura.

Monitmorimi dhe rregullimi: Monitoroni rregullisht përdorimin e bandwidth-it të faqes suaj përmes panelit tuaj PLESK ose mjeteve të analizës së internetit. Nëse vëreni se përdorimi është konstant në afërsi të kufirit tuaj, konsideroni përmirësimin e planit të hostingut për të siguruar vazhdimin e performancës optimale.

Përfundimi: Kuptimi dhe menaxhimi i bandwidth-it të faqes suaj të internetit është thelbësor për të siguruar një përvojë të qetë dhe të këndshme për përdoruesit. Duke vlerësuar saktësisht nevojat tuaja dhe duke planifikuar për rritjen e ardhshme, mund të siguroheni që faqja juaj të mbetet e shpejtë, e përgjegjshme dhe e gatshme për të përballuar vizitorët tuaj. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për ndihmë në menaxhimin e bandwidth-it, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes në Host.al. Jemi këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses në internet!

A mund të regjistroj një nën-domain .al si .com.al, .edu.al, .org.al, .net.al, .mil.al, .gov.al?


Host.al

Këto nën-domaine janë të rezervuara për grupe specifike përdoruesish. Domainet .gov.al dhe .mil.al janë të rezervuara vetëm për përdorim qeveritar dhe ushtarak dhe nuk regjistrohen nga regjistruesit. Ne mund të regjistrojmë vetëm:

  • .com.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni kompani e regjistruar në Shqipëri.
  • .net.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni kompani rrjetëzimi e regjistruar në Shqipëri.
  • .edu.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni institucion arsimor i regjistruar në Shqipëri.
  • .org.al – Duhet të jepni dokumentacion që dëshmon se jeni organizatë joqeveritare e regjistruar në Shqipëri.

Cilat janë kushtet e regjistrimit të lejuara?


Host.al

Domain .al mund të jenë aktive për një periudhë maksimale prej 10 vitesh. Kjo do të thotë se gjatë regjistrimit, domaini mund të regjistrohet për një periudhë deri në 10 vjet. Megjithatë, rinovimi i domainit mund të bëhet për një periudhë maksimale prej 9 vitesh.

Sa zgjat zakonisht regjistrimi i një domain.al?


Host.al

Sistemi ynë i regjistrimit të domaineve trajton automatikisht aplikimin për regjistrim. Pasi të përfundoni pagesën e faturës së domainit, sistemi ynë e dërgon automatikisht kërkesën tuaj për regjistrim të domain.al tek regjistri.

Sipas rregulloreve të domain.al, Regjistri (AKEP) mund të marrë deri në 3 ditë pune për të miratuar kërkesën tuaj për regjistrim domaini. Gjatë kësaj kohe, regjistri verifikon:

  1. Të dhënat e regjistruesit janë të plota,
  2. Emri i domainit nuk është një fjalë e rezervuar ose një markë tregtare e regjistruar.
  3. Zakonisht miratimi për regjistrimin e domain.al merr 24 orë. Megjithatë, ka raste kur miratimi mund të zgjasë më shumë se 3 ditë. Nëse dëshironi të përshpejtoni procesin e regjistrimit të domain .al, ju lutemi hapni një tiketë ose na kontaktoni.

Cilat dokumente/informacione janë të nevojshme nga regjistruesi, për .al që nuk kërkon përfaqësues?


Host.al

Për domain.al janë të nevojshme 4 të dhëna shtesë:

  1. ID e kompanisë – Kjo është opsionale për domain.al, por e detyrueshme për domaine të nivelit të tretë.
  2. Lloji i dokumentit – Mund të jetë një nga opsionet më poshtë:
    • Kartë Identiteti
    • Pasaportë
    • Numri social
  3. Numri i identifikimit të organizimit – Numri i ID-së së regjistruesit.
  4. Statusi ligjor – Mund të jetë një nga opsionet më poshtë:
    • Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë.
    • Entitet/Organizatë Publike – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë (kryesisht për .gov.al).
    • Person tregtar – Kërkon që të plotësohet ID e kompanisë.
    • Individ.

A mund të blej më shumë se një domain?


Host.al

Sigurisht, ju mund të blini aq domain sa ju ose biznesi juaj ka nevojë.

A mund të regjistrojmë domain në .com.al dhe nivele të ngjashme të treta të .al?

Për domainet e nivelit të tretë zbatohen rregullat e mëposhtme:

  1. Fusha e shtimit të ID-së së kompanisë është e detyrueshme.
  2. .com.al kërkon si dokument shtesë certifikatën e regjistrimit të kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Person Tregtar mund të kenë status ligjor.
  3. .org.al kërkon si dokument shtesë licencën që tregon ID-në e kompanisë. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar mund të ketë status ligjor.
  4. .edu.al kërkon si dokument shtesë licencën nga Ministria e Arsimit në Shqipëri. Vetëm Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar ose Entitet/Organizatë Publike mund të ketë status ligjor.
  5. Në disa raste, Regjistri (AKEP) mund të kërkojë kartën e identitetit. Kjo ndodh kryesisht në rastet kur domaini është një markë tregtare.