Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Përmirësoni komunikimet e emailit me IPtë e dedikuara nga Host.al


Host.al

Të gjithëve na ka ndodhur: dërgojmë një email të rëndësishëm biznesi dhe zbulojmë që përfundon në kutinë e spam-it të marrësit. Kjo situatë nuk është vetëm bezdisëse, por mund të ketë pasoja serioze për komunikimin dhe reputacionin e kompanisë suaj. Fakt është se pothuajse gjysma e të gjitha email-eve globale klasifikohen si spam. Shpeshherë, shkaktari kryesor është IP-ja prej së cilës dërgoni email-et. Nëse IP-ja juaj është shënuar me reputacion të dobët (për shkak të aktiviteteve të klient te tjere qe perdorin ate IP), edhe mesazhet tuaja mund të keqinterpretohen si spam. Pikërisht këtu hyn në lojë IP-ja e dedikuar.

Çfarë është një IP e dedikuar?

Një IP e dedikuar është një adresë unike interneti që përdoret vetëm nga një domain, përdorues ose një biznes i vetëm, ndryshe nga IP-të e përbashkëta që ndahen me shumë faqe apo shërbime. Në gjuhën teknike të hosting-ut, IP-ja e dedikuar është caktuar për një llogari ose një domain specifik, që do të thotë se vetëm faqja apo biznesi juaj e përdor atë adresë.

Pse një IP e dedikuar bën diferencën?

  • Reputacioni më i mirë: Shërbimet e email-it si Gmail apo Outlook vëzhgojnë nga afër reputacionin e IP-së dërguese. Me një IP të dedikuar, aktivitetet tuaja janë të vetmet që ndikojnë në reputacionin e IP-së. Në rastin e një IP-je të përbashkët, nëse një përdorues tjetër dergon emaile qe marresit i kualifikojne si spam, kjo ndikon edhe te ju.
  • Më shumë kontroll: Kur përdorni IP të dedikuar, çdo problem me dërgimin e email-eve është më lehtë të identifikohet dhe rregullohet. Ju ndërtoni një histori të mirë dërgimi pa u shqetësuar për aktivitetin e përdoruesve të tjerë.
  • Emaile te garantuara: Kur IP-ja juaj krijon një histori të mirë reputacioni, email-et tuaj mbërrijnë në inbox pa surpriza të pakëndshme që mund të shkaktohen nga përdoruesit e tjerë në një IP të përbashkët.

Pse kjo është shumë e rëndësishme për përdoruesit e Host.al qe përdorin Plesk?

Nëse përdorni server Plesk për të menaxhuar faqet dhe email-et tuaja, praktika është që të përdoret një IP e përbashkët për të gjitha domain-et. Kjo do të thotë që një email gabim i derguar nga një përdorues tjetër mund të ndikojë direkt në reputacionin e domainit dhe llogarise suaj.

Duke përdorur një IP të dedikuar në Plesk, ju shmangni këtë situatë. Çdo domain ka adresën e vet unike, duke garantuar qe reputacioni juaj nuk preket nga përdoruesit e tjerë. Nëse email-i është një pjesë kritike e komunikimit tuaj biznesor, IP-ja e dedikuar është një domosdoshmëri.

Si ju ndihmon Host.al në këtë proces?

Si mund ta keni një IP të dedikuar dhe ta vendosni atë në funksion në mënyrë të thjeshtë? Host.al e bën këtë proces jashtëzakonisht të lehtë, veçanërisht për përdoruesit shqiptarë dhe rajonin përreth që përdorin Plesk.

  • IP të pastra dhe ekskluzive: Host.al ju ofron IP të reja IPv4, të pastra dhe pa asnjë histori negative. Duke filluar nga dita e parë, ju niseni me një reputacion të mirë.
  • Instalim i thjeshtë: Host.al përdor Plesk, duke e bërë konfigurimin e IP-së suaj të dedikuar një proces fare të thjeshtë. Skuadra teknike e Host.al do të bëjë konfigurimin e nevojshëm për ju, duke ju lejuar të filloni menjëherë përdorimin e IP-së së re.
  • Avantazhi i infrastrukturës lokale: Serverat e Host.al janë të vendosur në Shqipëri dhe lidhen drejtpërdrejt me nyjet lokale të internetit (ANIX). Kjo siguron një rrugëtim më të shkurtër dhe më të shpejtë të email-eve tuaj drejt klientëve shqiptarë.

Duke zgjedhur Host.al, ju përfitoni nga një ekspertizë lokale e kombinuar me teknologjinë e fundit, duke e bërë dërgimin e email-eve tuaj shumë më të sigurt dhe efikas.

Një hap drejt email-eve më të sigurta

A ia vlen të përdorni një IP të dedikuar për email-et në Plesk? Patjetër që po. Ky ndryshim mund të jetë vendimtar që email-et tuaj të rëndësishëm të shkojnë drejt e në inbox dhe jo në spam. Duke përdorur IP të dedikuar, ju fitoni kontroll mbi reputacionin tuaj, keni rezultate më të qëndrueshme, dhe zvogëloni ndjeshëm problemet me dërgimin e email-eve.

Nëse jeni gati për të përmirësuar cilësinë e dërgimit të email-eve tuaja, apo keni pyetje, kontaktoni Host.al në support@host.al. Ekipi i tyre është gati t’ju ndihmojë të nisni menjëherë përdorimin e IP-së tuaj të dedikuar dhe ta bëni komunikimin tuaj me klientët shumë më të sigurt.

Hostimi më i shpejtë shqiptar – Si Host.al dhe ANIX shpejtojnë hapjen e faqes suaj dhe rrisin sigurinë e komunikimeve


Host.al

Te Host.al, nuk jemi thjesht ofrues i regjistrimit të domain-eve dhe hosting – jemi pjesë aktive në ndërtimin e internetit në Shqipëri. Si anëtar direkt në ANIX (Albanian Neutral Internet Exchange) – e vetmja pikë e shkëmbimit të internetit (IXP) në Shqipëri – Host.al garanton që infrastruktura është jo vetëm e shpejtë dhe e besueshme, por edhe e optimizuar lokalisht për të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për klientët tanë.

Interneti shqiptar – faqet “në Kinë

Imagjino që jetoni në Tiranë dhe dëshironi të dërgoni një pako te një mik që gjithashtu jeton në Tiranë.

Tani imagjino sikur, në vend që ta dërgoni direkt brenda qytetit, pakoja juaj duhet të udhëtojë gjithë rrugën deri në Frankfurt, të përpunohet atje, dhe pastaj të kthehet sërish në Tiranë. E panevojshme, e ngadaltë dhe e shtrenjtë, apo jo?

Kjo është mënyra si funksionon interneti kur mungon një IXP lokal, ose kur përdoni një hostues me servera jashtë Shqipërie

ANIX e ndryshon këtë.
Është njësoj si të kesh një zyrë postare këtu në Tiranë, ku pakot dërgohen drejtpërdrejt dhe brenda vendit – më shpejt, më lirë, dhe më sigurt. ISPtë kryesore shqiptare janë pjesë e ANIX duke mundësuar që interneti lokal te kaloje lokalisht, para se te dale ne pika te tjera jashte Shqiperise.

Host.al është i lidhur direkt me këtë “zyrë postare dixhitale”, dhe përfitimet janë të gjitha për klientët tanë.

Pse ANIX është me vlerë për klientët tanë

Lidhja me ANIX nuk është thjesht një detaj teknik — është një vendim strategjik infrastrukturor që sjell përfitime të prekshme për të gjithë përdoruesit e Host.al:

1. Shpejtësi më e lartë e ngarkimit të faqeve (low latency)

Trafiku ndërmjet përdoruesve shqiptarë dhe serverëve tanë kalon në rrugë të drejtpërdrejta përmes ANIX. Faqet tuaja ngarkohen më shpejt, sidomos për vizitorët brenda Shqipërisë apo rajonit.

2. Besueshmëri dhe uptime

Duke shmangur varësinë nga rrugët ndërkombëtare të internetit, ANIX rrit stabilitetin tonë dhe ndihmon në shmangien e ndërprerjeve.

3. Trafiku qëndron brenda vendit

Qoftë për transaksione online në shërbimet e-commerce, shërbime publike, apo përmbajtje të përditshme — të dhënat tuaja qarkullojnë brenda kufijve të Shqipërisë.

4. Një ekosistem më i fortë dixhital shqiptar

Duke investuar te ANIX, Host.al kontribuon në ndërtimin e një internet-i më të qëndrueshëm dhe të pavarur për Shqipërinë, duke ulur kostot dhe rritur cilësinë për të gjithë.


Dëshiron të përfitosh nga një infrastrukturë interneti më e shpejtë, më e qëndrueshme dhe plotësisht lokale?
Zgjidh Host.al — aty ku të dhënat qëndrojnë më afër dhe performanca është gjithmonë më e mirë. Zgjidh një nga paketat e hostimit të manaxhuar -> https://host.al/managed-hosting/ ose një nga VPStë tona në Shqipëri.

Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al


Host.al

Me kënaqësi njoftojmë se kemi lançuar zyrtarisht serverin e parë K-root në Shqipëri, në bashkëpunim me RIPE NCC. Host.al është e para kompani në Shqipëri që hoston një nyje K-root, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe performancën e përgjithshme të internetit në Shqipëri.

Çfarë janë nyjet K-root?
Serverat K-root janë pjesë thelbësore e infrastrukturës globale të internetit që menaxhohen nga RIPE NCC. Ato përbëjnë një pjesë të Sistemit të Emërimit të Domeve (Domain Name System – DNS), i cili përkthen emrat e lexueshëm nga njerëzit (si www.example.com) në adresat IP që kompjuterët përdorin për të komunikuar. Hostimi lokal i një nyjeje K-root redukton vonesën (latencën), duke rritur shpejtësinë e përkthimit të DNS-së në një adresë internet, duke përmirësuar ndjeshëm eksperiencën e përgjithshme në internet.

Interneti ka revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Në Host.al, ne e vlerësojmë thellësisht vlerën e jashtëzakonshme që interneti ka sjellë në jetët tona dhe ndjejmë përgjegjësi që të kontribuojmë në mënyrë aktive në këtë rrjet global.

Duke hostuar një server K-root, ne sigurojmë një infrastrukturë thelbësore që përmirëson shpejtësinë e internetit, redukton vonesën dhe përmirëson lidhje e internetit dhe në Shqipëri. Nga hostimi i këtij serveri nuk përfitojnë vetëm klientët e Host.al por të gjithë shqiptarët që përdorin një ISP shqiptare. Kjo sepse Host.al është i lidhur nëpërmjet një Internet Exchange Point me të shumicën e ISPve në Shqipëri dhe klientët, pavarësisht ISPs mund ta arrijnë tani një server k-root në vetëm 2-3 hope.

Ky moment shënon angazhimin e vazhdueshëm të Host.al për të mbështetur komunitetin lokal dhe global të internetit. Hostimi falas i këtij serveri është mënyra jonë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’i kthyer diçka teknologjisë që na fuqizon vazhdimisht.

Jemi shumë të emocionuar për këtë kapitull të ri dhe mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për forcimin e infrastrukturës së internetit në Shqipëri. Per te pare harten e k-root servers, vizitoni: https://www.ripe.net/analyse/dns/k-root/

Për më shumë informacion mbi shërbimet tona ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.host.al.

Regjistrari i parë shqiptar i accredituar nga ICANN


Host.al

Host.al, regjistrari më i madh i domaineve .al në Shqipëri, me kënaqësi njofton se tashmë operon si regjistrar i akredituar nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) nëpërmjet kompanisë simotër, Zana Tech Inc.(IANA Member 4332).

Çfarë është akreditimi nga ICANN?

Akreditimi ICANN është një certifikim që u mundëson kompanive të ofrojnë drejtpërdrejt shërbime të regjistrimit të domaineve për bizneset dhe individët, duke shmangur ndërmjetësuesit e palëve të treta. Regjistruesit e akredituar mund të ndërtojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me regjistritë e domeneve (Verisign, PIR etj), duke ofruar efikasitet dhe një eksperiencë më të mirë për klientët.

ICANN gjykon kualifikimin e kompanive kandidate në bazë të:

  • Stabilitetit financiar dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të operacioneve
  • Ekspertizës dhe personelit të kualifikuar për menaxhimin e ciklit te rregjistrimit te domeneve si dhe asistencës së dedikuar për klientët
  • Sigurisë të sistemeve teknologjike që garantojnë shërbim të vazhdueshëm dhe mbrojtje të të dhënave
  • Përvojës dhe kompetencës në zgjidhjen e konflikteve ligjore dhe adresimin e rasteve të abuzimit me domene

Akreditimi kërkon përputhshmëri (compliance) të vazhdueshme dhe rinovim vjetor, duke garantuar standarde ndërkombëtare të shërbimit.

Çfarë do të thotë kjo për ju si klientë të Host.al:

  • Siguri më e lartë: Çertifikimi nga ICANN garanton që shërbimet tona ofrohen sipas standardeve më të larta dhe janë në përputhje me rregulloret ndërkombëtare. Ky akreditim garanton që domainet tuaja administrohen nga një ofrues i verifikuar dhe i besueshëm.
  • Çmime konkurruese: Partneritetet direkte me regjistritë eliminojnë ndërmjetësit, duke i mundësuar Host.al të ofrojë çmime më të lira. Aktualisht, çmimi për domainet .com është ndër më të lirat online, pasi ne aplikojmë vetëm një marzh të vogël për të mbuluar kostot e procesimit të pagesave.
  • Gama më e gjerë e domaineve: Në muajt në vijim do të ofrojmë produkte dhe domaine të reja. Ju si klientë do të keni akses në një gamë më të gjerë domainesh premium, aftermarket dhe domainesh që nuk kanë qenë të disponueshme më parë.
  • Shërbime më të shpejta për domainet e reja (TLD): Tashmë mund të garantojmë akses më të shpejtë në domainet e reja qe akreditohen nga ICANN.
  • Mundësi për rishitjen e domeneve: Jemi duke zgjeruar ofertat për reseller-at dhe investitorët e domeneve.

Akreditimi nga ICANN përfaqëson një moment të rëndësishëm për kompaninë tonë, duke theksuar përkushtimin e Host.al për të ofruar shërbime të sigurta, të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Arritja e akreditimit nga ICANN tregon angazhimin tonë për ofrimin e shërbimeve cilësore për bizneset lokale në krijimin e një prezence të sigurte online. Aktualisht, jemi anëtarësuar në disa nga regjistritë më të mëdha në botë, përfshirë Verisign, PIR, Identity Digital dhe CentralNic. Kjo na siguron akses direkt në regjistrimin e qindra llojeve të domaineve dhe na lejon të ofrojmë shërbime cilësore sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Për më shumë informacion rreth regjistrimit të domeneve dhe shërbimeve të hostingut nga Host.al, vizitoni www.host.al.

TikTok, DPI dhe a përgjohen komunikimet e mia? Çfarë është DPI dhe pse komunikimi juaj me email nëpërmjet Host.al është i sigurt


Host.al

Së fundmi, shumë përdorues në Shqipëri kanë vënë re se aksesimi i TikTok është bllokuar. Kjo mund të bëhet e mundur përmes një teknologjie të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) – një mënyrë kontrolli paketash që përdoret nga ISP-të (operatorët e internetit) apo institucionet për të monitoruar dhe kontrolluar trafikun e rrjetit.

Kuptohet që një situatë e tillë ngre shqetësime për privatësinë dixhitale dhe sekretin korporativ, veçanërisht për shërbime të ndjeshme siç është email-i. Me këtë postim duam t’ju japim disa sqarime mbi çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet të bëjë DPI – dhe t’ju sigurojmë se komunikimi juaj me email tek Host.al është i mbrojtur, përderisa nuk pranoni çertifikata të dyshimta.

🕵️ Çfarë është DPI dhe si po përdoret?

Deep Packet Inspection (DPI) është një teknologji që i lejon operatorët e rrjetit të analizojnë informacione bazë të trafikut (si IP dhe portat), por edhe përmbajtje të paketave të të dhënave. (edhe interneti transferohet me paketa)

Përmes DPI-së, mund të:

  • Zbulojnë dhe bllokojnë IP të aplikacione specifike (si TikTok)
  • Prioritizojnë ose ngadalësojnë lloje të ndryshme trafiku
  • Mbledhin të dhëna rreth destinacioneve me të cilat krijohet lidhje

Në Shqipëri, po përflitet qe DPI po përdoret për të identifikuar dhe bllokuar trafikun drejt TikTok. Edhe nëse kjo qëndron, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe më poshtë disa informacione:


🔐 A mundet me DPI të lexohen emailet e mia te biznesit?

Përgjigjja e shkurtër: Jo.
Kur përdorni aplikacione moderne të email-it që lidhen përmes SSL/TLS, komunikimi është i enkriptuar.

DPI mund të “shohë” që po përdorni një shkëmbeni paketa që lidhen me shërbim email-i, por nuk mund të lexojë përmbajtjen e email-eve, fjalëkalimin tuaj, ose dokumentet e bashkangjitura.

Edhe teknologjitë më të avancuara nuk mund të thyejnë këtë enkriptim – përveç nëse përdorin një teknikë të quajtur “Man-in-the-Middle” (MITM), e cila ka kushte shumë specifike për të funksionuar.


🛑 Çfarë është MITM dhe a duhet të shqetësohem për DPI si MITM?

Man-in-the-Middle (ose “njeriu në mes”) është një sulm ku një sistem përpiqet të ndërpresë dhe lexojë komunikimin duke përdorur një certifikatë të falsifikuar sigurie. Kur qeveria është e angazhuar, paranoja mund te ekzistoje, por per cdo rast, edhe kjo metode nuk funksionon persa kohe nuk pranoni certifikata te falsifikuara.

Por kjo funksionon vetëm nëse celulari apo kompjuteri i juaj i “beson” një çertifikate të falsifikuar.
Nëse nuk e pranoni ose nuk instaloni çertifikata papritmas, sulmi dështon automatikisht.Komunikoni me IT të kompanisë suaj, nëse ka ndryshim te papritur te certifikates, ose dhe me Host.al nese keni pyetje.

Shfletuesit (browserat) dhe aplikacionet moderne të email-it janë ndërtuar për t’ju mbrojtur. Në raste të tilla, do të shfaqin paralajmërime si:

  • “Lidhja juaj nuk është private”
  • “Nuk mund të verifikohet identiteti i serverit”
  • “Certifikata nuk është e besueshme”

Nëse shfaqen këto mesazhe, mos klikoni ‘vazhdo’ dhe mos instaloni certifikata të panjohura. Certifikatat e sherbimit te emailit jane te lidhur me domainin tuaj. Nëse papritur ka një ndryshim, ju lutem ndjehuni të lirë të na kontaktoni.


🧠 Si të jeni të sigurt që nuk ka probleme me komunikimin tuaj

Mos instaloni certifikata të panjohura
Nëse nuk vijnë nga një burim i besuar (si kompania juaj apo një shërbim zyrtar IT), shmangni instalimin e certifikatave “root”.

Përdorni ofrues të njohur email-i
Ne ofrojme si hostim nga serverat e ndare, por dhe nga Exchange i Micorosoft. Ne te dy ambientet ka nivele të larta sigurie.

Përdorni një VPN nëse shqetësoheni për privatësinë
Një VPN enkripton gjithë trafikun tuaj, jo vetëm email-et, dhe mund të ndihmojë në shmangien e mbikëqyrjes.

Nëse jeni të interesuar për një VPN, na kontaktoni dhe do ju oftojmë një nga IPtë tona shqiptare (jo, këto VPN nuk anashkalojnë bllokun e TikTok, ne respektojmë rregullat territoriale në Shqipëri; por një VPN është një përgjegjësi për bizense serioze).

Qëndroni tek aplikacionet moderne
Aplikacione si Apple Mail, Outlook, dhe Thunderbird përdorin enkriptim të paracaktuar (by default).


🛡️ Angazhimi i Host.al

Tek Host.al, privatësia e klientëve është një prioritet kryesor. Infrastruktura jonë respekton standardet më të larta të industrisë dhe siguron që:

  • Të gjitha lidhjet me serverët tanë janë të enkriptuara
  • Nuk ruhen apo analitzohen përmbajtjen e komunikimeve tuaja
  • Monitorojmë vazhdimisht ndryshimet teknologjike për të mbrojtur të privatesine tuaj

Privatësia nuk është vetëm një çështje teknike — është një çështje besimi.


Nëse vëreni ndonjë mesazh paralajmërues të dyshimtë ose keni pyetje mbi sigurinë në internet, ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë. Na ndiqni për përditësime në host.al

Me respekt,
Ekipi i Host.al

Hostoni NodeJS me Host.al


Host.al

Nuk ka rëndësi nëse aplikimi juaj është NextJS, ExpressJS or Sails. Tek Host.al ne mund të hostojmë çdo aplikim të NodeJS në VPStë tona.

Normalisht, hostimi klasik ndihmon për të hostuar website të ndërtuar me PHP dhe MySQL. Megjithatë, vitet e fundit, ka një dominim të teknikave të reja të ndërtimit të faqeve web. Shumë prej teknologjive të reja bazohen mbi JS dhe NodeJS. Ndërkohë që PLESK ka mbështetje të limituar për këto frameworke, ne kemi zgjedhur një tjetër ambient që ngjan si Heroku, por që mund të përdorni për të hostuar aplikimet tuaja që derivojnë nga NodeJS.

Mirësevini në Coolify Host.al

Pranë Host.al kemi një instancë që bën auto-deploy të çdo projekti NodeJS në një VPS të dedikuar për shërbimet tuaja. Bile këtë VPS mund ta përdorni për më shumë se një aplikim.

Praktikisht instanca jonë e autodeploy do ju ndihmojë të:

  1. Keni një Git Repository privat ku te vendosni kodin tuaj
  2. Te krijoni nje databaze server (mariadb, postgresql, mongodb etj)
  3. Te beni deploy cdo aplikim ne NodeJS qe deshironi

Ekipi yne ka nje instance saas per deploy te ketyre aplikimeve, dhe do ju ndihmoje ne konfigurimet kryesore, por nese deshironi qe ta kryeni vete procesin, pak a shume ai ndjek hapat si me poshte.

Që të bëhet një auto-deploy, duhet që kodi juaj të merret nga një GIT Repository, dhe ne rekomandojmë gitea. Nëse nuk keni një git repository publike, mos u shqetësoni, ne mund të instalojmë një instancë për ju.

This project will use a dedicated VPS server (nyja2) and multiple application can be deployed there (e.g MariaDB, gitea, authelia etj)

Shumica e klientëve tanë përdorin një deploy të një instance të GITEA. Në këtë rast duhet të lundruni tek Projekti, e më tej tek Resources dhe të krijoni një resource të re dhe krijoni një “Private repository with deploy key”.

Deploy key, eshte vetem nje SSH generated key qe shtohet ne GITEA dhe lexon instancen tone te lexoje repositorin tuaj qe duhet te jete privat. Nese procedura e krijimit te KEY duket e komplikuar, mos u shqetesoni, ekipi yne eshte gjithemone prane jush per t’ju ndihmuar ne cdo hap. SSH-Key mund te shtohet ne GITEA prane seksionit Manage SSH Keys. I njejti Key duhet te shtohet dhe ne Host.al-Coolify ne seksionin “Keys&Tokens”

Me tej, krijimi i nje aplikimi te bazuar mbi NodeJS behet duke krijuar nje drejtim tek Git repository qe e permban ate:

Repository eshte URL e Git Repository (ne Gitea) dhe branch duhet te jete branch qe behet autodeploy.

Cdo projekt qe terhiqet nga GIT do te behet build nga ambienti yne, dhe me tej do te behet deploy ne nje URL te autogjeneruar:

Ne castine pare, Domain merr nje numer shkronjash nen *nyjax.ra.host.al, por kur te jenit e kenaqur me rezultatin, mund te shtoni me nje , dhe domainin real qe deshironi te lidhni ne kete instance.

Ekipi yne do ju ndihmoje me tej qe te krijoni SSL ne domainin tuaj paresor.

Sitejet Builder


Host.al

Sitejet Builder është një nga produktet më të reja në WebPros dhe në versionin e tij më të fundit, është bërë integrimi më i ri i disponueshëm brënda WHMCS. Në këtë postim, do të shpjegojmë se çfarë është Sitejet Builder, pse duhet të jeni të interesuar si ofrues shërbimesh, dhe si të filloni ta ofroni atë në disa hapa të thjeshtë.

Çfarë është Sitejet Builder?

Sitejet Builder është një zgjidhje për ndërtimin e faqeve nga WebPros, e cila bëhet e disponueshme si pjesë e licencës për cPanel dhe Plesk, duke krijuar një përvojë të integruar për redaktimin e faqeve për ofruesit e hostimit. Me Sitejet Builder, ofruesit e hostimit mund t’u ofrojnë klientëve një përvojë të fuqishme për ndërtimin e faqeve, i cili është plotësisht i integruar. Pasi faqet të jenë publikuar, ato hostohen në infrastrukturën tuaj të hostimit në cPanel dhe Plesk.

Pse WebPros po prezanton Sitejet Builder për cPanel dhe Plesk?

Si ofrues i zgjidhjeve softuerike për industrinë e hostimit dhe për ata që ofrojnë produktet WebPros për përdoruesit fundorë, ne luajmë një rol të rëndësishëm në mundësimin e konsumatorëve për të krijuar dhe mirëmbajtur praninë e tyre online.

E dimë se, për shumë përdorues hapi i parë për të hyrë online me hostimin në cPanel dhe Plesk mund të jetë një përvojë sfiduese, me shumë vendime për t’u marrë, sidomos për përdoruesit e rinj. Duke ofruar një zgjidhje premium për ndërtimin e faqeve si Sitejet e integruar në cPanel dhe Plesk, besojmë se kjo do të zgjerojë tregun për zgjidhjet e hostimit të fuqizuara nga cPanel dhe Plesk. Kjo do ti ndihmojë partnerët tanë të hostimit të qëndrojnë të rëndësishëm dhe të rrisin bizneset e tyre duke adresuar audienca të reja.

Pse duhet ta ofroni Sitejet Builder për klientët tuaj?

Dimë që konsumatorët e sotëm kërkojnë përvoja cilësore që u lejojnë atyre të arrijnë qëllimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Besojmë se një komponent kyç për arritjen dhe përmirësimin e përvojës së përgjithshme të përdoruesit fundor me hostimin e fuqizuar nga WebPros është të sigurohemi që mjetet janë për t’i bërë ndërtimin e faqeve të aksesueshëm për një audiencë sa më të gjërë, dhe për ta bërë më të lehtë për më shumë përdoruesit të arrijnë sukses.

Sitejet Builder e bën shumë më të lehtë për përdoruesit fundorë të ndërtojnë një faqe dhe të hyjnë online. Jo çdo përdorues ka nevojë për ndihmën e një ndërtuesi faqesh, ndërsa për ata që kanë nevojë disponueshmëria e Sitejet Builder mund të bëjë dallimin midis një klienti që gjen sukses dhe mbetet një klient për shumë vite, ose atij që mund të largohet në kërkim të një ofruesi tjetër që ofron mjetet që ata kanë nevojë për të krijuar një prani online. Me Sitejet Builder tashmë të disponueshëm në cPanel dhe Plesk, ju mund të ofroni një përvojë për ndërtimin e faqeve me klikime që edhe përdoruesi më fillestar mund të përdorë për të krijuar një faqe të bukur dhe funksionale.

Cila është përvoja e përdoruesit fundor me një plan hostimi të aktivizuar nga Sitejet Builder?

Për një përdorues që ka në dispozicion Sitejet Builder, një panel i ri do të shfaqet dukshëm në panelin e kontrollit të klientit të tyre që tregon një parashikim në kohë reale të faqes së tyre dhe u jep atyre akses të drejtpërdrejtë për të redaktuar faqen e tyre me Sitejet.

Përvoja e redaktorit Sitejet hapet në të njëjtin dritare, u lejon atyre të ndërtojnë faqen e tyre, dhe pas zgjedhjes për ta publikuar ose dalë nga ndërtuesi, klienti kthehet direkt në portalin e klientit të fuqizuar nga WHMCS.

Rezultati është që përdoruesit fundorë janë në gjendje të regjistrohen, të ndërtojnë dhe të publikojnë një faqe, pa pasur kurrë nevojë të hynë në panelin e kontrollit cPanel ose Plesk, duke kursyer kohë dhe duke reduktuar kompleksitetin.

Si mund të ofroj Sitejet Builder për klientët e mi si një ofrues hostimi?

Me integrimin në WHMCS 8.10 dhe versionet e fundit, keni 3 mundësi për mënyrën se si dëshironi të ofroni Sitejet Builder për klientët tuaj:

  1. Paketojeni me çdo plan – Ky është opsioni më i thjeshtë, ku Sitejet Builder përfshihet automatikisht si një mjet standart me të gjitha planet e hostimit që ofroni. Në këtë rast, të gjithë klientët tuaj do të kenë akses dhe mund ta përdorin Sitejet Builder nëse dëshirojnë.
  2. Paketojeni me plane të zgjedhura – Me këtë opsion, mund të ofroni Sitejet Builder si një ofertë premium vetëm për disa plane të caktuara. Klientët që janë në plane që nuk përfshijnë Sitejet Builder do të shohin mesazhe që i udhëzojnë të përmirësojnë një plan tjetër për të pasur akses në këtë shërbim.
  3. Ofrojeni si një shtesë të paguar – Ky opsion, ju mundëson të bëni Sitejet Builder të disponueshëm si një mundësi opsionale për të gjitha planet e reja dhe ekzisuese. Klientët mund ta blejnë Sitejet Builder si një shtesë të paguar, qoftë gjatë regjistrimit fillestar, ose në cdo moment tjetër gjatë periudhës së shërbimit. Klientët që nuk kanë akses në Sitejet Builder, por që mund ta blejnë atë si shtesë, do të shohin mesazhe dhe një lidhje për të blerë këtë mundësi nëse dëshirojnë.

Jam i bindur. Si të filloj?

Të fillosh të ofrosh Sitejet Builder me WHMCS është e shpejtë dhe e lehtë. Së pari, sigurohuni që jeni duke përdorur WHMCS 8.10 ose versionet e fundit. Pastaj navigoni te Utilities > Sitejet Builder ku një përvojë e udhëzuar do t’ju udhëheqë hap pas hapi përmes procesit.

Çfarë nëse nuk dua të ofroj Sitejet Builder për klientët e mi?

Është e lehtë të mos ofroni Sitejet Builder. Sitejet Builder është një vecori që aktivizohet në nivelin e paketës/plani brenda cPanel dhe Plesk. Të mos ofrosh atë është po aq e thjeshtë sa të çaktivizosh veçorinë në paketat dhe planet e hostimit që ofroni. WHMCS do të njohë që oferta nuk është e disponueshme, dhe kur nuk është e disponueshme, dhe nuk është konfiguruar ndonjë mundësi për përmirësim, nuk do të shfaqet asnjë mesazh lidhur me Sitejet Builder për përdoruesit tuaj fundorë.

Ofrimi i Sitejet Site Builder si pjesë e shërbimeve tuaja të hostimit është një lëvizje strategjike që fuqizon klientët tuaj dhe i mundëson shërbimeve tuaja tërheqjen e një audience më të gjerë. Me fuqinë e Sitejet sot, dhe në vetëm disa hapa të thjeshtë, mund të filloni të ofroni një përvojë të integruar për ndërtimin e faqeve.

Host.al: Duke udhëhequr revolucionin dixhital në Shqipëri për më shumë se 15 vjet


Host.al

Në epokën e teknologjisë dixhitale që po zhvillohet me ritme të shpejta, të kesh një prezencë online është tepër e rëndësishme. Për biznese, sipërmarrës dhe individë, një domain i zgjedhur mirë shërben si një portë për të arritur një audiencë globale. Prej më shumë se 15 vitesh, Host.al është lider në revolucioni dixhital në Shqipëri, duke u afirmuar si regjistruesi më i madh dhe më i besueshëm i domaineve në vend.

Një partner i besuar në peizazhin dixhital shqiptar

I themeluar me vizionin për të mundësunar bizneset dhe individët shqiptarë të kenë praninë e tyre online, Host.al ka një rritje të jashtëzakonshme që nga fillimi i tij. Me mbi 12,000 domaine të rregjistruar dhe hostime nën manaxhimin tonë, Host.al nuk është thjesht një ofrues shërbimesh, por një shtyllë kryesore në komunitetin dixhital shqiptar.

Duke u përshtatur vazhdimisht me zhvillimet e shpejta të botës dixhitale, Host.al ofron shërbime të hartuara posacërisht për kërkesat specifike të klientëve tanë. Qoftë për një biznes të vogël që kërkon të zgjerojë praninë lokale apo një ndërmarrje më e madhe që synon të arrijë tregje ndërkombëtare, Host.al ofron mjetet dhe mbështetjen e nevojshme për arritjen e suksesit.

Pse duhet të zgjidhni Host.al?

  1. Eksperiencë dhe ekspertizë: Me më shumë se 15 vjet eksperiencë, Host.al ka një histori të provuar të besueshmërisë dhe ekselencës. Kuptimi i tyre i thellë i tregut shqiptar dhe përkushtimi ndaj klientëve i veçojnë ata nga konkurrenca.
  2. Shërbime të ndryshme: Host.al ofron një gamë të gjerë shërbimesh përveç regjistrimit të domain-it, duke përfshirë hostimin e webit, certifikatat SSL, dhe mjetet për ndërtimin e faqeve të internetit. Kjo na bën një zgjidhje e plotë për këdo që dëshiron të krijojë ose të përmirësojë praninë e tij online.
  3. Mbështetje lokale: Duke qenë një kompani shqiptare, Host.al ofron mbështetje për klientët në gjuhën amtare, duke siguruar komunikim të qartë dhe asistencë të personalizuar. Ky kontakt lokal është i çmuar për bizneset që kanë nevojë për zgjidhje të shpejta dhe efektive.
  4. Siguri dhe besim: Në epokën dixhitale të sotme, siguria është thelbësore. Host.al i jep përparësi sigurisë së të dhënave të klientëve të tij, duke ofruar masa të forta sigurie për të mbrojtur kundër kërcënimeve online. Reputacioni i tyre për besueshmëri është suksesi i tyre afatgjatë.

Një përkushtim për të ardhmen

Një botë dixhitale që ndryshon me shpejtësi, Host.al mbetet i vendosur për të qenë gjithmonë përpara me zhvillimet teknologjike. Duke u fokusuar në inovoacion, eksplorimin e teknologjive të reja dhe zgjerimin e shërbimeve, ata synojnë për të përmbushur nevojat gjithnjë në ndryshim të klientëve të tyre. Misioni i Host.al është të fuqizojë bizneset dhe individët shqiptarë me mjetet dhe zgjidhjet e nevojshme për të pasur sukses në një treg global gjithnjë e më konkurrues.

Bashkohuni me familjen Host.al

Me mbi 12,000 prani online të regjistruara, Host.al ju fton të bëheni pjesë e komunitetit në rritje të bizneseve dhe individëve që i besojnë atyre nevojat e tyre dixhitale. Pavarësisht nëse jeni duke duke krijuar faqen tuaj të parë apo kërkoni të përmirësoni praninë tuaj online, Host.al ka eksperiencën, ekspertizën dhe përkushtimin për t’ju ndihmuar të arrini sukses.

Host.al është më shumë se një regjistrues domainesh, është partneri juaj në udhëtimin drejt transormimit dixhital. Përjetoni ndryshimin që mund të sjellin 15 vjet përvojë dhe shërbim cilësor. Vizitoni Host.al sot dhe hidhni hapin e parë drejt një pranie më të fuqishme online.

Arjeta Lazri


Host.al

Partneriteti ynë me Host.al ka qënë i saktë dhe i besueshëm në cdo aspekt. Si klientë të Host.al, si në regjistrimin dhe mbrojtjen e domainit, ashtu edhe në shërbimin e hostimit, kemi marrë mbështetje të shkëlqyer dhe zgjidhje të drejtpërdrejta dhe të sakta në cdo kontakt që kemi pasur me ta.

Andreia Zibulski


Host.al

Eksperienca ime me këtë faqe ishte e shkëlqyer. Jam shumë i kënaqur me shërbimin që kam marrë.