Sa zgjat zakonisht regjistrimi i një domain.al?
Regjistrari më i madh Shqiptar.
Sistemi ynë i regjistrimit të domaineve trajton automatikisht aplikimin për regjistrim. Pasi të përfundoni pagesën e faturës së domainit, sistemi ynë e dërgon automatikisht kërkesën tuaj për regjistrim të domain.al tek regjistri.
Sipas rregulloreve të domain.al, Regjistri (AKEP) mund të marrë deri në 3 ditë pune për të miratuar kërkesën tuaj për regjistrim domaini. Gjatë kësaj kohe, regjistri verifikon:
- Të dhënat e regjistruesit janë të plota,
- Emri i domainit nuk është një fjalë e rezervuar ose një markë tregtare e regjistruar.
- Zakonisht miratimi për regjistrimin e domain.al merr 24 orë. Megjithatë, ka raste kur miratimi mund të zgjasë më shumë se 3 ditë. Nëse dëshironi të përshpejtoni procesin e regjistrimit të domain .al, ju lutemi hapni një tiketë ose na kontaktoni.

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al
Postet e rekomanduar
Po, qytetarët ose kompanitë jo-shqiptare mund të regjistrojnë domain ...
Shqipëria është nën sulm kibernetik! Ka disa muaj që grupe të lidhura me angazhime gjeopolitike kanë vendosur Shqipërinë në qendër të shenjestrës së tyre...