Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Regjistrari i parë shqiptar i accredituar nga ICANN

Regjistrari më i madh Shqiptar.


Regjistrari i parë shqiptar i accredituar nga ICANN

Host.al, regjistrari më i madh i domaineve .al në Shqipëri, me kënaqësi njofton se tashmë operon si regjistrar i akredituar nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) nëpërmjet kompanisë simotër, Zana Tech Inc.(IANA Member 4332).

Çfarë është akreditimi nga ICANN?

Akreditimi ICANN është një certifikim që u mundëson kompanive të ofrojnë drejtpërdrejt shërbime të regjistrimit të domaineve për bizneset dhe individët, duke shmangur ndërmjetësuesit e palëve të treta. Regjistruesit e akredituar mund të ndërtojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me regjistritë e domeneve (Verisign, PIR etj), duke ofruar efikasitet dhe një eksperiencë më të mirë për klientët.

ICANN gjykon kualifikimin e kompanive kandidate në bazë të:

  • Stabilitetit financiar dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të operacioneve
  • Ekspertizës dhe personelit të kualifikuar për menaxhimin e ciklit te rregjistrimit te domeneve si dhe asistencës së dedikuar për klientët
  • Sigurisë të sistemeve teknologjike që garantojnë shërbim të vazhdueshëm dhe mbrojtje të të dhënave
  • Përvojës dhe kompetencës në zgjidhjen e konflikteve ligjore dhe adresimin e rasteve të abuzimit me domene

Akreditimi kërkon përputhshmëri (compliance) të vazhdueshme dhe rinovim vjetor, duke garantuar standarde ndërkombëtare të shërbimit.

Çfarë do të thotë kjo për ju si klientë të Host.al:

  • Siguri më e lartë: Çertifikimi nga ICANN garanton që shërbimet tona ofrohen sipas standardeve më të larta dhe janë në përputhje me rregulloret ndërkombëtare. Ky akreditim garanton që domainet tuaja administrohen nga një ofrues i verifikuar dhe i besueshëm.
  • Çmime konkurruese: Partneritetet direkte me regjistritë eliminojnë ndërmjetësit, duke i mundësuar Host.al të ofrojë çmime më të lira. Aktualisht, çmimi për domainet .com është ndër më të lirat online, pasi ne aplikojmë vetëm një marzh të vogël për të mbuluar kostot e procesimit të pagesave.
  • Gama më e gjerë e domaineve: Në muajt në vijim do të ofrojmë produkte dhe domaine të reja. Ju si klientë do të keni akses në një gamë më të gjerë domainesh premium, aftermarket dhe domainesh që nuk kanë qenë të disponueshme më parë.
  • Shërbime më të shpejta për domainet e reja (TLD): Tashmë mund të garantojmë akses më të shpejtë në domainet e reja qe akreditohen nga ICANN.
  • Mundësi për rishitjen e domeneve: Jemi duke zgjeruar ofertat për reseller-at dhe investitorët e domeneve.

Akreditimi nga ICANN përfaqëson një moment të rëndësishëm për kompaninë tonë, duke theksuar përkushtimin e Host.al për të ofruar shërbime të sigurta, të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Arritja e akreditimit nga ICANN tregon angazhimin tonë për ofrimin e shërbimeve cilësore për bizneset lokale në krijimin e një prezence të sigurte online. Aktualisht, jemi anëtarësuar në disa nga regjistritë më të mëdha në botë, përfshirë Verisign, PIR, Identity Digital dhe CentralNic. Kjo na siguron akses direkt në regjistrimin e qindra llojeve të domaineve dhe na lejon të ofrojmë shërbime cilësore sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Për më shumë informacion rreth regjistrimit të domeneve dhe shërbimeve të hostingut nga Host.al, vizitoni www.host.al.

Host.Al Domain and Host

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar