Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

TikTok, DPI dhe a përgjohen komunikimet e mia? Çfarë është DPI dhe pse komunikimi juaj me email nëpërmjet Host.al është i sigurt

Zhbllokoni bazat e pronësisë së domainit dhe thjeshtoni praninë tuaj në web


TikTok, DPI dhe a përgjohen komunikimet e mia? Çfarë është DPI dhe pse komunikimi juaj me email nëpërmjet Host.al është i sigurt

Së fundmi, shumë përdorues në Shqipëri kanë vënë re se aksesimi i TikTok është bllokuar. Kjo mund të bëhet e mundur përmes një teknologjie të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) – një mënyrë kontrolli paketash që përdoret nga ISP-të (operatorët e internetit) apo institucionet për të monitoruar dhe kontrolluar trafikun e rrjetit.

Kuptohet që një situatë e tillë ngre shqetësime për privatësinë dixhitale dhe sekretin korporativ, veçanërisht për shërbime të ndjeshme siç është email-i. Me këtë postim duam t’ju japim disa sqarime mbi çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet të bëjë DPI – dhe t’ju sigurojmë se komunikimi juaj me email tek Host.al është i mbrojtur, përderisa nuk pranoni çertifikata të dyshimta.

🕵️ Çfarë është DPI dhe si po përdoret?

Deep Packet Inspection (DPI) është një teknologji që i lejon operatorët e rrjetit të analizojnë informacione bazë të trafikut (si IP dhe portat), por edhe përmbajtje të paketave të të dhënave. (edhe interneti transferohet me paketa)

Përmes DPI-së, mund të:

  • Zbulojnë dhe bllokojnë IP të aplikacione specifike (si TikTok)
  • Prioritizojnë ose ngadalësojnë lloje të ndryshme trafiku
  • Mbledhin të dhëna rreth destinacioneve me të cilat krijohet lidhje

Në Shqipëri, po përflitet qe DPI po përdoret për të identifikuar dhe bllokuar trafikun drejt TikTok. Edhe nëse kjo qëndron, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe më poshtë disa informacione:


🔐 A mundet me DPI të lexohen emailet e mia te biznesit?

Përgjigjja e shkurtër: Jo.
Kur përdorni aplikacione moderne të email-it që lidhen përmes SSL/TLS, komunikimi është i enkriptuar.

DPI mund të “shohë” që po përdorni një shkëmbeni paketa që lidhen me shërbim email-i, por nuk mund të lexojë përmbajtjen e email-eve, fjalëkalimin tuaj, ose dokumentet e bashkangjitura.

Edhe teknologjitë më të avancuara nuk mund të thyejnë këtë enkriptim – përveç nëse përdorin një teknikë të quajtur “Man-in-the-Middle” (MITM), e cila ka kushte shumë specifike për të funksionuar.


🛑 Çfarë është MITM dhe a duhet të shqetësohem për DPI si MITM?

Man-in-the-Middle (ose “njeriu në mes”) është një sulm ku një sistem përpiqet të ndërpresë dhe lexojë komunikimin duke përdorur një certifikatë të falsifikuar sigurie. Kur qeveria është e angazhuar, paranoja mund te ekzistoje, por per cdo rast, edhe kjo metode nuk funksionon persa kohe nuk pranoni certifikata te falsifikuara.

Por kjo funksionon vetëm nëse celulari apo kompjuteri i juaj i “beson” një çertifikate të falsifikuar.
Nëse nuk e pranoni ose nuk instaloni çertifikata papritmas, sulmi dështon automatikisht.Komunikoni me IT të kompanisë suaj, nëse ka ndryshim te papritur te certifikates, ose dhe me Host.al nese keni pyetje.

Shfletuesit (browserat) dhe aplikacionet moderne të email-it janë ndërtuar për t’ju mbrojtur. Në raste të tilla, do të shfaqin paralajmërime si:

  • “Lidhja juaj nuk është private”
  • “Nuk mund të verifikohet identiteti i serverit”
  • “Certifikata nuk është e besueshme”

Nëse shfaqen këto mesazhe, mos klikoni ‘vazhdo’ dhe mos instaloni certifikata të panjohura. Certifikatat e sherbimit te emailit jane te lidhur me domainin tuaj. Nëse papritur ka një ndryshim, ju lutem ndjehuni të lirë të na kontaktoni.


🧠 Si të jeni të sigurt që nuk ka probleme me komunikimin tuaj

Mos instaloni certifikata të panjohura
Nëse nuk vijnë nga një burim i besuar (si kompania juaj apo një shërbim zyrtar IT), shmangni instalimin e certifikatave “root”.

Përdorni ofrues të njohur email-i
Ne ofrojme si hostim nga serverat e ndare, por dhe nga Exchange i Micorosoft. Ne te dy ambientet ka nivele të larta sigurie.

Përdorni një VPN nëse shqetësoheni për privatësinë
Një VPN enkripton gjithë trafikun tuaj, jo vetëm email-et, dhe mund të ndihmojë në shmangien e mbikëqyrjes.

Nëse jeni të interesuar për një VPN, na kontaktoni dhe do ju oftojmë një nga IPtë tona shqiptare (jo, këto VPN nuk anashkalojnë bllokun e TikTok, ne respektojmë rregullat territoriale në Shqipëri; por një VPN është një përgjegjësi për bizense serioze).

Qëndroni tek aplikacionet moderne
Aplikacione si Apple Mail, Outlook, dhe Thunderbird përdorin enkriptim të paracaktuar (by default).


🛡️ Angazhimi i Host.al

Tek Host.al, privatësia e klientëve është një prioritet kryesor. Infrastruktura jonë respekton standardet më të larta të industrisë dhe siguron që:

  • Të gjitha lidhjet me serverët tanë janë të enkriptuara
  • Nuk ruhen apo analitzohen përmbajtjen e komunikimeve tuaja
  • Monitorojmë vazhdimisht ndryshimet teknologjike për të mbrojtur të privatesine tuaj

Privatësia nuk është vetëm një çështje teknike — është një çështje besimi.


Nëse vëreni ndonjë mesazh paralajmërues të dyshimtë ose keni pyetje mbi sigurinë në internet, ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë. Na ndiqni për përditësime në host.al

Me respekt,
Ekipi i Host.al

Host.Al Domain and Host

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar