---
title: "Qendra e ndihmës: përgjigje dhe suport - Host.al"
url: https://host.al/suporti/
description: "Qendra e ndihmës së Host.al: udhëzime, pyetje të shpeshta dhe kontakt me suportin për domaine, hosting dhe VPS."
language: sq
source: https://host.al/suporti/ (Markdown copy for AI agents; prices in EUR, see https://host.al/llms.txt)
---

# Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni përgjigjen për domainet, hostingun, email-in, VPS-të, serverat dhe faturat. Nëse nuk e gjeni, ekipi ynë ju përgjigjet brenda 20 minutash në ditë pune.

## Shfletoni sipas temës

Çdo temë ka faqen e vet me të gjitha pyetjet dhe përgjigjet.

[Domainet 17 pyetje - Mora email “Domaini u refuzua nga Regjistri”. Çfarë të dhënash kërkon AKEP për një domain .al? - Pse nuk më shfaqet kodi EPP për domainin .al në panel? Si ta marr? - Domaini im .al ka skaduar. A mund ta rinovoj ende? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/domaine/)[DNS dhe nameserverat 5 pyetje - Si t'i ndryshoj nameserverat e domainit dhe sa kohë duhet që ndryshimi të duket? - Pse më del gabimi 'An issue was encountered while updating the domain nameservers', ose pse domaini im i ri .al nuk funksionon ende? - Ku t'i shtoj rekordet DNS (A, CNAME, TXT, MX) për domainin tim? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/dns-nameservera/)[Hostingu dhe faqet 5 pyetje - Faqja ime nuk hapet (gabim 500/503, 'suspended' ose faqe bosh). Pse? - Bleva domain dhe hostim, por faqja shfaq 'Coming soon'/faqe standarde, ose u fik pas ndryshimit të nameserverave. Pse? - Si ta kaloj faqen (p.sh. WordPress) dhe emailet nga një ofrues tjetër te Host.al? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/hosting/)[Email-i 5 pyetje - Emailet nuk më vijnë ose nuk dërgohen. Çfarë duhet të kontrolloj? - Cilat janë të dhënat IMAP/POP3/SMTP për të konfiguruar emailin në Outlook, telefon ose Gmail? - Pse emailet e mia shkojnë në spam ose kthehen mbrapsht nga Gmail/Hotmail? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/email/)[SSL 3 pyetje - A përfshihet certifikata SSL falas dhe si aktivizohet? - Faqja hapet me http, shfaq 'Not secure' ose 'too many redirects' edhe pse kam SSL. Si rregullohet? - Bleva një certifikatë SSL me pagesë (p.sh. EssentialSSL ose PositiveSSL), por faqja ende shfaqet 'Not secure'. Çfarë duhet bërë? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/ssl/)[VPS 19 pyetje - Sa është shpejtësia e rrjetit dhe trafiku mujor i VPS-së? - VPS-ja ime nuk përgjigjet ose nuk lidhem dot me SSH. Çfarë të bëj? - A lejohet VPN, proxy ose shërbime të tjera në VPS? A kërkoni verifikim identiteti? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/vps/)[Serverat e dedikuar 7 pyetje - Çfarë duhet të di për serverët e dedikuar: bandwidth, konfigurim i personalizuar dhe akses IPMI? - Cilin të zgjedh: hostim të përbashkët, VPS apo server të dedikuar? - A janë VPS-të dhe serverët e dedikuar të menaxhuar? Çfarë përfshin mbështetja? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/servera-te-dedikuar/)[Colocation 3 pyetje - Çfarë është colocation dhe çfarë përfshin te Host.al? - Si e sjell serverin tim në datacenter dhe si e menaxhoj më pas? - A mund të marr më shumë trafik, IP shtesë ose BGP për serverin në colocation? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/colocation/)[Faturat dhe pagesat 15 pyetje - Kam paguar, por fatura del ende 'Unpaid'. Çfarë duhet të bëj? - PayPal më tërhoqi automatikisht një pagesë për Host.al që nuk e kërkova. Pse? - Si mund të marr faturë fiskale (tatimore) me NIPT? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/fatura-pagesa/)[Llogaria dhe siguria 8 pyetje - Kam harruar fjalëkalimin e llogarisë në my.host.al. Si ta rikuperoj? - Si ta ndryshoj emailin e llogarisë, ose t'i bashkoj dy llogari që kam te Host.al? - Si t'i jap akses një personi tjetër (p.sh. zhvilluesit) në llogarinë time, ose si ta heq? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/llogaria-siguria/)[Të përgjithshme 4 pyetje - Si të raportoj abuzim (phishing, spam, malware, shkelje të të drejtës së autorit) nga një domain ose server i Host.al? - Si mund të hap një llogari të re në Host.al? Nuk shoh butonin "Regjistrohu". - Si mund ta kontaktoj suportin e Host.al dhe kur më përgjigjen? Të gjitha pyetjet →](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/te-pergjithshme/)

## Pyetjet më të shpeshta

Përgjigjet që kërkohen më shpesh në suport.

### Si mund ta kontaktoj suportin e Host.al dhe kur më përgjigjen?

Ne preferojmë mbështetjen me tiketë ose email: krijoni një tiketë nga llogaria juaj në [my.host.al](https://my.host.al) ose shkruani te [support@host.al](mailto:support@host.al). Kështu ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.

Koha e përgjigjes:

-   E hënë – e premte, 08:00–20:00: brenda 20 minutash.
-   Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: brenda 4 orësh.

Këshilla për përgjigje më të shpejtë:

1.  Shkruani emrin e domainit ose shërbimit.
2.  Përshkruani problemin dhe shtoni foto të ekranit me gabimin.
3.  Hapni një tiketë për çdo çështje dhe mos dërgoni të njëjtën kërkesë disa herë.

Kini parasysh: domainet .al miratohen nga AKEP vetëm në orarin zyrtar të punës.

### Si ta transferoj domainin tim te Host.al dhe sa kushton?

1.  Kërkoni kodin EPP (Auth Code) te regjistrari aktual, duke specifikuar që po e transferoni te Host.al. Për domainet e regjistruara direkt në AKEP, kodin kërkojeni te AKEP nga emaili me të cilin është regjistruar domaini.
2.  Në my.host.al zgjidhni “Transfer Domain”, shkruani domainin pa “www” dhe vendosni kodin EPP. Nëse nuk keni llogari, mund ta krijojmë ne me të dhënat tuaja.
3.  Nëse doni të mbani nameserverat e tanishëm, na i tregoni në porosi.
4.  Pas përfundimit, domaini shfaqet aktiv në llogarinë tuaj.

Transferimi i domaineve .al te Host.al është falas dhe nuk përfshin rinovim: data e skadimit mbetet e njëjtë si te regjistrari i mëparshëm, dhe domainin e rinovoni te ne kur t'i vijë afati. Për prapashtesat e tjera (.com etj.) aplikohet tarifa e transferimit (aktualisht 10.99 € për .com; çmimet mund të ndryshojnë – shihni listën aktuale të çmimeve), e cila përfshin rinovimin për 1 vit.

### Si t'i ndryshoj nameserverat e domainit dhe sa kohë duhet që ndryshimi të duket?

Nameserverat mund t'i ndryshoni vetë nga zona e klientit:

1.  Hyni në [my.host.al](https://my.host.al).
2.  Shkoni te Domains, zgjidhni domainin dhe hapni Nameservers.
3.  Zgjidhni 'Use custom nameservers', vendosni nameserverat e rinj dhe ruani.

Për domainet .al regjistri e rifreskon zonën çdo orë, ndaj ndryshimi i nameserverave pasqyrohet në zonën .al brenda 1 ore. Nëse pas kësaj ju shfaqen ende nameserverat ose faqja e vjetër, kjo vjen nga memoria (cache) e serverave DNS të ofruesit tuaj të internetit, të kompjuterit ose të shfletuesit, që i ruajnë të dhënat e vjetra derisa t'u skadojë koha (TTL) – zakonisht disa orë, rrallë deri në 24 orë. Kjo vonesë nuk varet nga Host.al.

Si ta kontrolloni: përdorni një mjet si dnschecker.org (tregon çfarë shohin servera DNS në vende të ndryshme), provoni nga një rrjet tjetër (p.sh. 4G) ose pastroni cache-in DNS të kompjuterit. Nëse paneli ju shfaq gabim ose nameserverat nuk ruhen, na hapni një tiketë me nameserverat e rinj dhe i ndryshojmë ne.

### Me çfarë mënyrash mund të paguaj faturat në Host.al?

Faturat i paguani online në my.host.al:

1.  Pago (rekomandohet) – me kartë debiti/krediti (Visa, Mastercard) ose me aplikacionin Pago. Pagesa regjistrohet menjëherë dhe shërbimi aktivizohet automatikisht.
2.  PayPal – me llogarinë tuaj PayPal.

Mënyrën e pagesës e zgjidhni kur hapni faturën në my.host.al. Ju rekomandojmë Pago, sepse mbulon edhe pagesat me kartë dhe është mënyra më e shpejtë. Nuk pranojmë pagesa me kriptomonedha.

### Emailet nuk më vijnë ose nuk dërgohen. Çfarë duhet të kontrolloj?

Provoni fillimisht webmail-in (webmail.domainijuaj.al): nëse aty emaili punon, problemi është te pajisja ose aplikacioni i emailit. Nëse jo, shkaqet më të shpeshta janë:

1.  Kutia postare është plot.
2.  Shërbimi ka skaduar ose është pezulluar – nga fatura e papaguar ose nga tejkalimi i hapësirës së paketës. Kontrolloni shërbimet dhe faturat në my.host.al.
3.  Domaini nuk drejton te paketa e hostimit – pas ndryshimit të nameserverave emaili ndalon nëse rekordet MX nuk janë te hosti i ri.
4.  Rekorde MX në konflikt – p.sh. MX i Google dhe MX i hostimit njëkohësisht.
5.  Konfigurim i gabuar në telefon/Outlook – konfigurimi automatik ndonjëherë merr parametra të gabuar; kontrolloni manualisht IMAP/SMTP. Edhe memoria e plotë e telefonit pengon shkarkimin e emaileve.

Nëse nuk e gjeni shkakun, na hapni biletë me adresën e emailit dhe screenshot të gabimit ose mesazhin që ju kthehet.

### Si ta aktivizoj verifikimin me dy faktorë (2FA) në llogarinë time?

Verifikimi me dy faktorë është i disponueshëm te cilësimet e sigurisë së llogarisë në my.host.al dhe funksionon me një aplikacion autentifikimi (p.sh. Google Authenticator, Microsoft Authenticator, Authy).

1.  Hyni në [my.host.al](https://my.host.al).
2.  Hapni cilësimet e sigurisë së llogarisë.
3.  Zgjidhni aktivizimin e 2FA dhe skanoni kodin QR me aplikacionin në telefon.
4.  Shkruani kodin 6-shifror që shfaq aplikacioni për të konfirmuar.
5.  Ruani në vend të sigurt kodin rezervë (backup code), nëse ju jepet.

Pas kësaj, në çdo hyrje do t'ju kërkohet edhe kodi nga aplikacioni. Ju rekomandojmë fort 2FA, sidomos nëse menaxhoni domaine biznesi. Paneli Plesk i hostimit ka gjithashtu opsionin e vet për Google Authenticator.

### Bleva domain dhe hostim, por faqja shfaq 'Coming soon'/faqe standarde, ose u fik pas ndryshimit të nameserverave. Pse?

Faqja hapet vetëm kur domaini drejton te paketa juaj e hostimit:

1.  Domainet e reja .al duhet fillimisht të aprovohen nga AKEP (1–3 ditë pune).
2.  Nameserverat e domainit duhet të jenë ata të paketës suaj të hostimit. Nëse domaini drejton ende te një ofrues tjetër ose te faqja standarde, na shkruani dhe i vendosim ne.
3.  Pas ndryshimit të nameserverave zona .al përditësohet brenda 1 ore (rifreskim çdo orë); disa vizitorë mund ta shohin ende faqen e vjetër për disa orë, sepse DNS-i i ofruesit të tyre ruan një kopje të vjetër (cache).
4.  Pasi domaini lidhet, instalohet SSL (Let's Encrypt) që faqja të hapet me https.

Kujdes: kur ndryshoni nameserverat, ndryshon edhe vendi ku menaxhohen rekordet e emailit (MX, SPF). Para ndryshimit sigurohuni që te hosti i ri të ekzistojnë të njëjtat rekorde, përndryshe emaili ndalon.

### Kam harruar fjalëkalimin e llogarisë në my.host.al. Si ta rikuperoj?

Host.al nuk i ruan fjalëkalimet e klientëve dhe nuk mund t'jua dërgojë ato me email apo biletë. Fjalëkalimin e rivendosni vetë, në pak hapa:

1.  Hapni [my.host.al/index.php?rp=/password/reset](https://my.host.al/index.php?rp=/password/reset) (ose klikoni "Forgot Password" te faqja e hyrjes).
2.  Shkruani adresën email me të cilën keni hapur llogarinë.
3.  Hapni linkun që ju vjen me email dhe vendosni një fjalëkalim të ri.

Nëse emaili nuk ju vjen brenda pak minutash, kontrolloni dosjen Spam/Junk. Nëse nuk e mbani mend me cilën adresë email është hapur llogaria, ose nuk keni më akses në atë adresë, na shkruani një biletë dhe tregoni një domain apo shërbim që keni te ne, që ta verifikojmë. Pas hyrjes, ju rekomandojmë të aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA).

## Veprime të shpejta

[**Hyni në zonën e klientit**Shërbimet, domainet dhe faturat tuaja](https://my.host.al/clientarea.php)[**Paguani një faturë**Me Pago (edhe me kartë) ose PayPal](https://my.host.al/clientarea.php?action=invoices)[**Rivendosni fjalëkalimin**Merrni një link në email](https://my.host.al/index.php?rp=/password/reset)[**Kontrolloni një domain**Disponueshmëria e .al dhe domaineve të tjera](https://host.al/regjistro-domain/)[**Tiketat tuaja**Ndiqni kërkesat e hapura](https://my.host.al/supporttickets.php)[**Njoftimet**Mirëmbajtje dhe lajme për shërbimet](https://my.host.al/index.php?rp=%2Fannouncements&language=albanian)

Nuk e gjetët përgjigjen?

Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.

-   **E hënë – e premte, 08:00–20:00:** përgjigje brenda 20 minutash
-   **Jashtë këtij orari dhe në fundjavë:** përgjigje brenda 4 orësh

[Hapni një tiketë](https://my.host.al/submitticket.php) [support@host.al](mailto:support@host.al) [Baza e njohurive](https://my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase&language=albanian)
