---
title: "Konfiguroni emailin në Android dhe iOS me Gmail - Host.al"
url: https://host.al/si-te-konfiguroni-email-in-tuaj-ne-android-ios-permes-aplikacionit-gmail-imap/
description: "Udhëzues hap pas hapi për të shtuar emailin tuaj profesional (IMAP) në aplikacionin Gmail në Android dhe iPhone."
language: sq
source: https://host.al/si-te-konfiguroni-email-in-tuaj-ne-android-ios-permes-aplikacionit-gmail-imap/ (Markdown copy for AI agents; prices in EUR, see https://host.al/llms.txt)
---

# Si të Konfiguroni Email-in tuaj në Android & IOS përmes aplikacionit Gmail (IMAP)

Regjistrari më i madh Shqiptar.

* * *

Udhëzues hap pas hapi për të shtuar emailin tuaj profesional (IMAP) në aplikacionin Gmail në Android dhe iPhone.

20 shkurt 2026

![Si të Konfiguroni Email-in tuaj në Android & IOS përmes aplikacionit Gmail (IMAP)](https://host.al/assets/img/2026/02/Setting-up-Gmail-on-smartphone.png.webp)

Në këtë udhëzues do të mësoni si të konfiguroni një adresë emaili profesionale (p.sh. [support@host.al](mailto:support@host.al)) në një telefon Android & Ios duke përdorur aplikacionin Gmail, përmes protokollit IMAP.

Ky konfigurim ju lejon të menaxhoni email-in tuaj të biznesit direkt nga aplikacioni Gmail në telefon.

## Hapi 1: Hapni aplikacionin Gmail dhe shtoni një llogari të re

1.  Hapni aplikacionin **Gmail** në telefonin tuaj.
2.  Klikoni tek **Add account (Shto llogari)**.
3.  Do të shfaqen disa opsione për llojin e email-it.

 **Other (IMAP)**

(Kjo përdoret për email-e që nuk janë Google, Outlook, Yahoo, etj.)

![Aplikacioni Gmail: shtimi i një llogarie emaili](https://host.al/assets/img/2026/02/gmailhost-514x1024.jpeg.webp)

* * *

## Hapi 2: Vendosni adresën e email-it

Në fushën që hapet:

-   Shkruani adresën tuaj të plotë të email-it
    p.sh:
    [support@host.al](mailto:support@host.al)

Pastaj klikoni **Next**.

![Aplikacioni Gmail: vendosja e adresës së emailit](https://host.al/assets/img/2026/02/emailaddress-514x1024.jpeg.webp)

* * *

## Hapi 3: Konfigurimi i serverit për marrjen e email-eve (Incoming Server Settings)

Në këtë hap duhet të plotësoni të dhënat e serverit IMAP.

### Plotësoni si më poshtë:

-   **Username:**[support@host.al](mailto:support@host.al) (emri i email-it tuaj )
-   **Password:**(Fjalëkalimi i email-it tuaj)
-   **IMAP Server:**[host.al](https://host.al/) (emri i domain-it tuaj )
    _(ose mail.host.al nëse ofruesi juaj e kërkon këtë)_
-   \*\*Port:\*\*993
-   \*\*Security Type:\*\*SSL/TLS

\*\*Shënim i rëndësishëm:
\*\*_Porta **993** përdoret për IMAP me siguri SSL/TLS.
Mos përdorni portin 465 në këtë hap, pasi 465 përdoret për SMTP (dërgimin e email-it), jo për IMAP._

Pasi të plotësoni të gjitha fushat, klikoni **Next**.

![Aplikacioni Gmail: cilësimet e emailit hyrës](https://host.al/assets/img/2026/02/Configuring-incoming-email-settings-683x1024.png.webp)

* * *

## Hapi 4: Konfigurimi i serverit për dërgimin e email-eve (Outgoing Server – SMTP)

Në hapin tjetër do të konfiguroni serverin për dërgimin e email-it.

Plotësoni si më poshtë:

-   \*\*SMTP Server:
    \*\*[host.al](https://host.al/) (emri i domainit tuaj )
-   \*\*Port:\*\*465
-   \*\*Security Type:\*\*SSL/TLS
-   \*\*Require Sign-in:\*\*Aktiv (ON)
-   **Username:**[support@host.al](mailto:support@host.al)   (emri i email-it tuaj )
-   **Password:**(Fjalëkalimi i email-it)

Porti 465 përdoret për SMTP me SSL.

Klikoni **Next** për të vazhduar.

![Aplikacioni Gmail: cilësimet e serverit hyrës (IMAP)](https://host.al/assets/img/2026/02/Incoming-server-settings-for-Gmail-account-683x1024.png.webp)

* * *

## Hapi 5: Përfundimi i konfigurimit

Tani keni konfiguruar webmail-in tuaj ne aplikacionin Gmail.

Klikoni **Next** dhe konfigurimi përfundon.

![Pronare e kënaqur e një dyqani online duke punuar me laptop](https://host.al/assets/img/theme/happy.png.webp)

## Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

**[Merrni domain-in tuaj](https://host.al/regjistro-domain/)**

## Postet e rekomanduar

[![Host.al çertifikohet ISO 27001:2022: Çfarë do të thotë kjo për klientët tanë](https://host.al/assets/img/2025/03/iso-recertifed-hostal.png.webp)](https://host.al/host-al-certifikohet-iso-270012022/)

BlogDomainHostingProdukte

March 14, 2025

### [Host.al çertifikohet ISO 27001:2022: Çfarë do të thotë kjo për klientët tanë](https://host.al/host-al-certifikohet-iso-270012022/)

Një arritje në sigurinë e informacionit Jemi krenarë të njoftojmë se Host.al ka arritur me sukses certifikimin ISO 27001:2022, standardi i artë për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit në mbarë botën...

* * *

[Lexo postimin](https://host.al/host-al-certifikohet-iso-270012022/)

[![Çfarë është IP transit dhe kur i duhet biznesit tuaj?](https://host.al/assets/img/library/ip-transit-network.png.webp)](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

BlogHosting

November 15, 2026

### [Çfarë është IP transit dhe kur i duhet biznesit tuaj?](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

IP transit është shërbimi që e lidh rrjetin tuaj me pjesën tjetër të internetit...

* * *

[Lexo postimin](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

## Post navigation

[Previous Post Super Oferta nga Host.al – VPS & Domain-e me Çmime Fantastike!](https://host.al/oferta-speciale-vps-domain/)

[Next Post Hosting ne Host.al tani eshte me pak se 0.3ms larg nga Cloudflare.](https://host.al/hosting-ne-host-al-tani-eshte-me-pak-se-0-3ms-larg-nga-cloudflare/)
