---
title: "Të përgjithshme: suporti, llogaria, reseller - Host.al"
url: https://host.al/pyetje-te-shpeshta/te-pergjithshme/
description: "Si kontaktoni suportin dhe kur merrni përgjigje, krijimi i një llogarie, raportimi i abuzimit dhe programi reseller me API."
language: sq
source: https://host.al/pyetje-te-shpeshta/te-pergjithshme/ (Markdown copy for AI agents; prices in EUR, see https://host.al/llms.txt)
---

[Suporti](https://host.al/suporti/)›Të përgjithshme

# Pyetje të përgjithshme

Kontakti me suportin, llogaria e re, raportimi i abuzimit dhe programi reseller.

4 pyetje ·

**Hapi të gjitha**

## Si të raportoj abuzim (phishing, spam, malware, shkelje të të drejtës së autorit) nga një domain ose server i Host.al?

Dërgoni raportimin me email te [support@host.al](mailto:support@host.al) ose me biletë. Që ta trajtojmë shpejt, përfshini:

1.  Domainin ose URL-në e saktë, ose adresën IP.
2.  Llojin e abuzimit (phishing, spam, malware, shkelje e të drejtës së autorit etj.).
3.  Prova: foto ekrani, header-at e plotë të emailit ose log-e me datë dhe orë (me zonën kohore).

Ne verifikojmë nëse domaini/IP-ja menaxhohet nga Host.al. Nëse po, kontaktojmë klientin dhe, kur abuzimi konfirmohet (p.sh. faqe phishing), e pezullojmë shërbimin. Nëse jo, ju njoftojmë që nuk është nën menaxhimin tonë.

Për mosmarrëveshje mbi pronësinë e një domaini .al ose marka tregtare, Host.al si regjistrar ka rol teknik – kërkesa i drejtohet AKEP-it (domain@akep.al).

## Si mund të hap një llogari të re në Host.al? Nuk shoh butonin "Regjistrohu".

Në my.host.al nuk ka një faqe të veçantë regjistrimi – llogaria krijohet automatikisht kur bëni porosinë e parë.

1.  Kërkoni domainin ose zgjidhni shërbimin që doni (regjistrim, transferim domaini ose hostim).
2.  Shtojeni në shportë dhe vazhdoni te Checkout.
3.  Plotësoni të dhënat tuaja (emër, adresë e plotë, telefon, email dhe, për kompanitë, NIPT-in) dhe zgjidhni një fjalëkalim.
4.  Përfundoni porosinë – llogaria juaj krijohet menjëherë.

Nëse doni vetëm llogari (p.sh. për të marrë një domain nga një llogari tjetër Host.al), na dërgoni me biletë: emrin e plotë, kompaninë dhe NIPT-in (nëse nuk jeni individ), numrin personal të ID/pasaportës, adresën e plotë, qytetin, shtetin, kodin postar, telefonin dhe emailin, dhe ne e hapim për ju.

## Si mund ta kontaktoj suportin e Host.al dhe kur më përgjigjen?

Ne preferojmë mbështetjen me tiketë ose email: krijoni një tiketë nga llogaria juaj në [my.host.al](https://my.host.al) ose shkruani te [support@host.al](mailto:support@host.al). Kështu ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.

Koha e përgjigjes:

-   E hënë – e premte, 08:00–20:00: brenda 20 minutash.
-   Jashtë këtij orari dhe në fundjavë: brenda 4 orësh.

Këshilla për përgjigje më të shpejtë:

1.  Shkruani emrin e domainit ose shërbimit.
2.  Përshkruani problemin dhe shtoni foto të ekranit me gabimin.
3.  Hapni një tiketë për çdo çështje dhe mos dërgoni të njëjtën kërkesë disa herë.

Kini parasysh: domainet .al miratohen nga AKEP vetëm në orarin zyrtar të punës.

## A ofron Host.al program reseller dhe API/modul WHMCS për domainet .al?

Po. Host.al ofron çmime reseller për domainet dhe një API/modul për WHMCS ("Host.al Domain Reseller Registrar") për të automatizuar regjistrimin dhe menaxhimin e domaineve.

1.  Lexoni dokumentacionin te [my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase/8/Resellers](https://my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase/8/Resellers) (prezantimi i API, veprimet, shembull PHP, instalimi i modulit në WHMCS).
2.  Na shkruani një biletë me numrin e domaineve që menaxhoni ose parashikoni të transferoni te ne.
3.  Ne vlerësojmë volumin dhe ju kalojmë në një plan reseller; çelësi i API-së ju jepet pas aktivizimit. Ruajeni me kujdes dhe mos e ndani.

Statusi reseller varet nga numri i domaineve aktive (zakonisht për klientë me rreth 20+ domaine .al) dhe mund të kërkojë një rimbushje fillestare të llogarisë. Nuk ka panel publik me çmimet reseller. Për VPS me API, shihni kompaninë motër OSIR.com.

Faqe të lidhura

-   [Kontakt](https://host.al/contact/)
-   [Për zhvilluesit: API & MCP](https://host.al/per-zhvilluesit/)

Tema të tjera

-   [Domainet](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/domaine/)
-   [DNS dhe nameserverat](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/dns-nameservera/)
-   [Hostingu dhe faqet](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/hosting/)
-   [Email-i](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/email/)
-   [SSL](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/ssl/)
-   [VPS](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/vps/)
-   [Serverat e dedikuar](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/servera-te-dedikuar/)
-   [Colocation](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/colocation/)
-   [Faturat dhe pagesat](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/fatura-pagesa/)
-   [Llogaria dhe siguria](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/llogaria-siguria/)

Nuk e gjetët përgjigjen?

Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.

-   **E hënë – e premte, 08:00–20:00:** përgjigje brenda 20 minutash
-   **Jashtë këtij orari dhe në fundjavë:** përgjigje brenda 4 orësh

[Hapni një tiketë](https://my.host.al/submitticket.php) [support@host.al](mailto:support@host.al) [Baza e njohurive](https://my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase&language=albanian)
