---
title: "Pyetje për web hostingun: Plesk, migrimi dhe backup - Host.al"
url: https://host.al/pyetje-te-shpeshta/hosting/
description: "Pse faqja nuk hapet pas blerjes, si e migroni faqen te Host.al, kopjet rezervë dhe rikthimi, dhe çfarë të bëni kur faqja është pezulluar."
language: sq
source: https://host.al/pyetje-te-shpeshta/hosting/ (Markdown copy for AI agents; prices in EUR, see https://host.al/llms.txt)
---

[Suporti](https://host.al/suporti/)›Hostingu dhe faqet

# Pyetje të shpeshta për web hostingun

Vënia online e faqes, migrimi nga një ofrues tjetër, kopjet rezervë dhe faqet e pezulluara.

5 pyetje ·

**Hapi të gjitha**

## Faqja ime nuk hapet (gabim 500/503, 'suspended' ose faqe bosh). Pse?

Shkaqet më të shpeshta:

1.  Paketa e hostimit ka skaduar: kryeni pagesën e rinovimit në my.host.al dhe shërbimi riaktivizohet. Hostimi falas që vjen me domainin vlen 1 vit.
2.  Hapësira e diskut është tejkaluar: paketa pezullohet automatikisht. Fshini skedarë të panevojshëm (backup-e, log-e) ose kaloni në një paketë më të madhe (p.sh. Earth ose Mars). Mund ta heqim pezullimin përkohësisht që të pastroni, por nëse hapësira nuk lirohet, serveri e pezullon sërish brenda 24 orësh.
3.  Përdorim i lartë i CPU-së ose faqe e infektuar: shpesh nga një plugin i dëmshëm; faqja duhet pastruar nga webmasteri.
4.  Gabim në faqe (p.sh. lidhja me databazën ose versioni i PHP): shihni Logs në Plesk.
5.  Mirëmbajtje e shkurtër e serverit.

Nëse shkaku nuk është i qartë, na hapni biletë me adresën e faqes dhe screenshot të gabimit.

## Bleva domain dhe hostim, por faqja shfaq 'Coming soon'/faqe standarde, ose u fik pas ndryshimit të nameserverave. Pse?

Faqja hapet vetëm kur domaini drejton te paketa juaj e hostimit:

1.  Domainet e reja .al duhet fillimisht të aprovohen nga AKEP (1–3 ditë pune).
2.  Nameserverat e domainit duhet të jenë ata të paketës suaj të hostimit. Nëse domaini drejton ende te një ofrues tjetër ose te faqja standarde, na shkruani dhe i vendosim ne.
3.  Pas ndryshimit të nameserverave zona .al përditësohet brenda 1 ore (rifreskim çdo orë); disa vizitorë mund ta shohin ende faqen e vjetër për disa orë, sepse DNS-i i ofruesit të tyre ruan një kopje të vjetër (cache).
4.  Pasi domaini lidhet, instalohet SSL (Let's Encrypt) që faqja të hapet me https.

Kujdes: kur ndryshoni nameserverat, ndryshon edhe vendi ku menaxhohen rekordet e emailit (MX, SPF). Para ndryshimit sigurohuni që te hosti i ri të ekzistojnë të njëjtat rekorde, përndryshe emaili ndalon.

## Si ta kaloj faqen (p.sh. WordPress) dhe emailet nga një ofrues tjetër te Host.al?

1.  Porosisni paketën e hostimit (dhe domainin ose transferimin e tij) në my.host.al.
2.  Te hosti i vjetër shkarkoni skedarët e faqes dhe eksportoni databazën.
3.  Ngarkojini skedarët në Plesk (File Manager ose FTP) në dosjen e faqes dhe importoni databazën me phpMyAdmin; përditësoni të dhënat e lidhjes me databazën dhe adresat (path) nëse ndryshojnë.
4.  Krijoni të njëjtat adresa emaili në Plesk.
5.  Kur faqja të jetë gati, drejtoni nameserverat te Host.al.

Nëse mund ta migrojmë ne faqen për ju varet nga faqja (madhësia, platforma, kompleksiteti) – na hapni një tiketë me detajet dhe ju tregojmë çfarë është e mundur. Për të kaluar emailet ekzistuese, vendosni një fjalëkalim të përkohshëm te hosti i vjetër dhe ndryshojeni pas migrimit; mos na dërgoni fjalëkalimet tuaja të përhershme.

## A bëni backup të faqes dhe emaileve? Si mund ta rikthej faqen në një datë të mëparshme?

Po. Paketat e hostimit kanë backup automatik ditor; skedarët dhe databazat ruhen bashkë me faqen, po ashtu edhe emailet.

1.  Në Plesk hapni Acronis Backup, zgjidhni datën dhe bëni restore ose shkarkoni përmbajtjen që ju duhet.
2.  Nëse nuk e gjeni ose nuk jeni të sigurt, na hapni biletë me domainin dhe datën e dëshiruar dhe e bëjmë restore ne.
3.  Para ndryshimeve të mëdha (fshirje plugin-esh, përditësime), bëni edhe një kopje tuajën: shkarkoni skedarët me FTP (p.sh. FileZilla) dhe eksportoni databazën.

Backup-et ruhen deri në 3 muaj.

## Faqja, webmail-i ose Plesk nuk hapen nga zyra, por hapen me 4G ose nga një rrjet tjetër. Pse?

Kjo zakonisht ndodh kur firewall-i i serverit ka bllokuar IP-në publike të rrjetit tuaj, p.sh. pas shumë tentativave të dështuara të hyrjes nga një pajisje me fjalëkalim të vjetër. Atëherë nga ai rrjet nuk hapet asgjë në server, ndërsa nga 4G gjithçka funksionon.

1.  Gjeni IP-në publike të zyrës (p.sh. duke kërkuar 'what is my IP').
2.  Na e dërgoni në biletë; e kontrollojmë dhe, nëse është e bllokuar, e zhbllokojmë dhe e shtojmë te adresat e besuara.
3.  Përditësoni fjalëkalimin në të gjitha pajisjet që përdorin emailin, që bllokimi të mos përsëritet.

Nëse IP nuk rezulton e bllokuar, provoni nga një pajisje tjetër ose në modalitet incognito; problemi mund të jetë te rrjeti lokal ose te ofruesi juaj i internetit.

Faqe të lidhura

-   [Web hosting](https://host.al/managed-hosting/)
-   [Çfarë është web hostingu](https://host.al/what-is-web-hosting/)

Tema të tjera

-   [Domainet](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/domaine/)
-   [DNS dhe nameserverat](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/dns-nameservera/)
-   [Email-i](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/email/)
-   [SSL](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/ssl/)
-   [VPS](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/vps/)
-   [Serverat e dedikuar](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/servera-te-dedikuar/)
-   [Colocation](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/colocation/)
-   [Faturat dhe pagesat](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/fatura-pagesa/)
-   [Llogaria dhe siguria](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/llogaria-siguria/)
-   [Të përgjithshme](https://host.al/pyetje-te-shpeshta/te-pergjithshme/)

Nuk e gjetët përgjigjen?

Hapni një tiketë nga zona e klientit ose na shkruani në email. Me tiketë ne shohim menjëherë shërbimet tuaja dhe kërkesa mbetet e dokumentuar.

-   **E hënë – e premte, 08:00–20:00:** përgjigje brenda 20 minutash
-   **Jashtë këtij orari dhe në fundjavë:** përgjigje brenda 4 orësh

[Hapni një tiketë](https://my.host.al/submitticket.php) [support@host.al](mailto:support@host.al) [Baza e njohurive](https://my.host.al/index.php?rp=/knowledgebase&language=albanian)
