---
title: "VPS në Greqi: servera VPS Xeon në Selanik | Host.al - Host.al"
url: https://host.al/opa-vps-ne-selanik-greqi/
description: "Host.al ofron tani VPS me procesorë Intel Xeon në Selanik, Greqi: brenda BE-së, me IPv4 të dedikuar, akses root dhe pagesë mujore ose vjetore."
language: sq
source: https://host.al/opa-vps-ne-selanik-greqi/ (Markdown copy for AI agents; prices in EUR, see https://host.al/llms.txt)
---

# Opa! VPS në Selanik, Greqi, tani në Host.al

Regjistrari më i madh Shqiptar.

* * *

Host.al ofron tani VPS me procesorë Intel Xeon në Selanik, Greqi: brenda BE-së, me IPv4 të dedikuar, akses root dhe pagesë mujore ose vjetore.

23 nëntor 2026

![Opa! VPS në Selanik, Greqi, tani në Host.al](https://host.al/assets/img/library/vps-thessaloniki.png.webp)

**Opa!** Thyeni një pjatë (me kujdes): VPS-të e Host.al janë tani aktive në **Selanik, Greqi**.

Në Selanik kemi tashmë servera të dedikuar. Tani mund të merrni edhe një server virtual atje, duke filluar nga plani më i vogël, me të njëjtin ekip dhe suport që njihni nga Tirana.

## Pse Selaniku?

-   **Brenda Bashkimit Evropian.** Serveri dhe të dhënat tuaja qëndrojnë në një shtet anëtar të BE-së. Kjo ndihmon kur klientët, kontratat ose kërkesat ligjore pyesin ku ruhen të dhënat.
-   **Pranë Greqisë dhe Ballkanit jugor.** Selaniku është vendi i duhur për faqe, dyqane dhe aplikacione me përdorues në Greqi, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe rajon.
-   **Në rrjetin e Host.al.** Mund ta testoni lidhjen vetë nga [looking glass-i ynë në Greqi](https://gr.lg.host.al/) para se të porosisni.

## Planet

Të katër planet kanë procesorë Intel Xeon, IPv4 të dedikuar dhe akses të plotë root.

| Plani | CPU | RAM | Hapësirë | Plan vjetor | Mujor |
| --- | --- | --- | --- | --- | --- |
| **Minion** | 1 vCore | 1 GB | 10 GB | €2.95/muaj | €3.95/muaj |
| **Ima** | 2 vCores | 2 GB | 25 GB | €5.45/muaj | €7.45/muaj |
| **Alpha** | 3 vCores | 4 GB | 50 GB | €9.95/muaj | €12.95/muaj |
| **Sun** | 4 vCores | 8 GB | 100 GB | €18.95/muaj | €24.95/muaj |

Çmimet në nisje. Plani vjetor paguhet një herë në vit. Çmimet aktuale dhe të gjitha specifikat janë te faqja [VPS në Greqi](https://host.al/vps-greqi/).

Filloni me një plan të vogël dhe kaloni në një më të madh kur projekti rritet.

## Çfarë mund të instaloni?

-   Faqe interneti dhe dyqane online për klientë në Greqi dhe BE
-   Aplikacione web, API dhe databaza
-   Një pikë VPN brenda BE-së
-   Servera për zhvillim dhe testim
-   Servera lojërash për lojtarë në rajon

Keni akses root, ndaj instaloni çfarë t’ju duhet.

## Selanik apo Tiranë?

Varet se ku janë përdoruesit tuaj:

1.  Përdoruesit kryesisht në **Shqipëri ose Kosovë**: zgjidhni një [VPS në Tiranë](https://host.al/vps/), në datacenterin tonë, për vonesën më të ulët.
2.  Përdoruesit në **Greqi ose BE**, ose ju duhen të dhënat brenda BE-së: zgjidhni **Selanikun**.
3.  Përdorues në gjithë rajonin: përdorni një server në secilin vend.

## Si të porosisni

1.  Hapni faqen [VPS në Greqi](https://host.al/vps-greqi/) dhe zgjidhni planin.
2.  Zgjidhni pagesën vjetore ose mujore në [my.host.al](https://my.host.al/store/vps-servers-greece).
3.  Paguani me kartë ose PayPal.

Ju dërgojmë të dhënat e hyrjes me email kur VPS-i është gati.

Keni pyetje para porosisë? [Na kontaktoni](https://host.al/contact/). Përgjigjemi në shqip, anglisht dhe greqisht.

**Kalí epitychía** me serverin e ri, ose siç themi ne: _suksese!_

![Pronare e kënaqur e një dyqani online duke punuar me laptop](https://host.al/assets/img/theme/happy.png.webp)

## Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

**[Merrni domain-in tuaj](https://host.al/regjistro-domain/)**

## Postet e rekomanduar

[![Çfarë është IP transit dhe kur i duhet biznesit tuaj?](https://host.al/assets/img/library/ip-transit-network.png.webp)](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

BlogHosting

November 15, 2026

### [Çfarë është IP transit dhe kur i duhet biznesit tuaj?](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

IP transit është shërbimi që e lidh rrjetin tuaj me pjesën tjetër të internetit...

* * *

[Lexo postimin](https://host.al/cfare-eshte-ip-transit/)

[![Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al](https://host.al/assets/img/2025/04/Screenshot-2025-04-10-at-11-03-33-K-root-—-RIPE-Network-Coordination-Centre.png.webp)](https://host.al/infrastruktura-e-internetit-shqiptar-forcohet-me-nje-server-k-root-ripe-nga-host-al/)

BlogHostingTeknologji

April 10, 2025

### [Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al](https://host.al/infrastruktura-e-internetit-shqiptar-forcohet-me-nje-server-k-root-ripe-nga-host-al/)

Me kënaqësi njoftojmë se kemi lançuar zyrtarisht serverin e parë K root në Shqipëri, në bashkëpunim me RIPE NCC...

* * *

[Lexo postimin](https://host.al/infrastruktura-e-internetit-shqiptar-forcohet-me-nje-server-k-root-ripe-nga-host-al/)

## Post navigation

[Previous Post Pse përditësimet e serverit nuk mund të presin më: si ta mbani të sigurt VPS-në tuaj](https://host.al/pse-perditesimet-e-serverit-nuk-presin-siguria-e-vps/)
