Host.al – Hosting me çmimet më konkurruese në Shqipëri dhe shpejtësi më të lartë falë serverave lokalë
Regjistrari më i madh Shqiptar.

Nëse po kërkoni një zgjidhje të besueshme për faqen tuaj të internetit, një nga faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh është çmimi dhe performanca. Tek Host.al ne i ofrojmë të dyja: çmime deri në 50% më të ulëta se tregu shqiptar dhe shpejtësi më të lartë, pasi serverët tanë ndodhen fizikisht në Shqipëri.
Pse çmimi është i rëndësishëm?
Në një treg ku bizneset dhe individët kanë gjithmonë nevojë për optimizim kostosh, zgjedhja e paketës së duhur të hostimit bën diferencën. Shumë kompani ndërkombëtare ofrojnë hostim me çmime të larta dhe serverë të vendosur jashtë Shqipërisë, gjë që shpesh sjell kosto shtesë dhe vonesa në performancë.
Tek Host.al, paketat tona janë të më të lira, rreth 50% më poshtë krahasuar me ofertat e ngjashme në treg. Kjo do të thotë se ju përfitoni një shërbim cilësor me kosto shumë më të arsyeshme.
Përparësia e serverëve lokalë në Shqipëri
Një nga pikat tona më të forta është infrastruktura. Ndryshe nga shumë kompani që mbajnë serverët e tyre në vende të ndryshme të Europës, Host.al ka ngritur një qendër të të dhënave në Shqipëri.
Kjo sjell disa avantazhe:
- Shpejtësi më e madhe ngarkese të faqeve: faqja juaj hapet më shpejt për vizitorët në Shqipëri.
- Vonesa më të ulëta: koha e përgjigjes është shumë më e shkurtër, duke e bërë përvojën e përdoruesve më të këndshme.
- Siguri dhe stabilitet më i lartë: suport 24/7 dhe infrastrukturë të standarteve europiane.
Paketat e hostimit për çdo nevojë
Ne ofrojmë një mori paketash që i përshtaten çdo klienti nga freelancer deri tek biznese dhe organizata më të mëdha.
- Starter Pack – paketë falas për fillestarët që duan të testojnë faqen e tyre.
- Vetem.al – ideale për ata që duan një faqe të thjeshtë personale ose prezantuese.
- Mercury, Earth, Mars – plane më të avancuara për biznese, faqe me trafik të lartë apo projekte që kërkojnë më shumë hapsirë.
Pavarësisht se cilën paketë zgjidhni, ju do të përfitoni nga shpejtësia dhe stabiliteti i serverëve tanë lokalë.
Pse të zgjidhni Host.al?
- Çmime 50% më të ulëta se tregu shqiptar
- Server në Shqipëri për performancë maksimale
- Mbi 15 vite eksperiencë në treg
- Suport teknik 24/7
- Regjistruesi më i madh i domain-eve në Shqipëri
Tek Host.al ne besojmë se çdo biznes dhe individ duhet të ketë mundësinë të ndërtojë prezencën e tij online pa kosto të larta dhe pa sakrifikuar cilësinë. Me çmime konkurruese dhe infrastrukturë moderne të bazuar në Shqipëri, ne ofrojmë zgjidhjen perfekte për të gjithë ata që duan faqe më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulëta.
Zgjidh paketën që të përshtatet më shumë tek Host.al dhe nis sot rrugëtimin tënd online!

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al
Postet e rekomanduar
Po, qytetarët ose kompanitë jo-shqiptare mund të regjistrojnë domain ...
Shqipëria është nën sulm kibernetik! Ka disa muaj që grupe të lidhura me angazhime gjeopolitike kanë vendosur Shqipërinë në qendër të shenjestrës së tyre...