Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al


Host.al

Me kënaqësi njoftojmë se kemi lançuar zyrtarisht serverin e parë K-root në Shqipëri, në bashkëpunim me RIPE NCC. Host.al është e para kompani në Shqipëri që hoston një nyje K-root, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe performancën e përgjithshme të internetit në Shqipëri.

Çfarë janë nyjet K-root?
Serverat K-root janë pjesë thelbësore e infrastrukturës globale të internetit që menaxhohen nga RIPE NCC. Ato përbëjnë një pjesë të Sistemit të Emërimit të Domeve (Domain Name System – DNS), i cili përkthen emrat e lexueshëm nga njerëzit (si www.example.com) në adresat IP që kompjuterët përdorin për të komunikuar. Hostimi lokal i një nyjeje K-root redukton vonesën (latencën), duke rritur shpejtësinë e përkthimit të DNS-së në një adresë internet, duke përmirësuar ndjeshëm eksperiencën e përgjithshme në internet.

Interneti ka revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Në Host.al, ne e vlerësojmë thellësisht vlerën e jashtëzakonshme që interneti ka sjellë në jetët tona dhe ndjejmë përgjegjësi që të kontribuojmë në mënyrë aktive në këtë rrjet global.

Duke hostuar një server K-root, ne sigurojmë një infrastrukturë thelbësore që përmirëson shpejtësinë e internetit, redukton vonesën dhe përmirëson lidhje e internetit dhe në Shqipëri. Nga hostimi i këtij serveri nuk përfitojnë vetëm klientët e Host.al por të gjithë shqiptarët që përdorin një ISP shqiptare. Kjo sepse Host.al është i lidhur nëpërmjet një Internet Exchange Point me të shumicën e ISPve në Shqipëri dhe klientët, pavarësisht ISPs mund ta arrijnë tani një server k-root në vetëm 2-3 hope.

Ky moment shënon angazhimin e vazhdueshëm të Host.al për të mbështetur komunitetin lokal dhe global të internetit. Hostimi falas i këtij serveri është mënyra jonë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’i kthyer diçka teknologjisë që na fuqizon vazhdimisht.

Jemi shumë të emocionuar për këtë kapitull të ri dhe mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për forcimin e infrastrukturës së internetit në Shqipëri. Per te pare harten e k-root servers, vizitoni: https://www.ripe.net/analyse/dns/k-root/

Për më shumë informacion mbi shërbimet tona ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.host.al.

TikTok, DPI dhe a përgjohen komunikimet e mia? Çfarë është DPI dhe pse komunikimi juaj me email nëpërmjet Host.al është i sigurt


Host.al

Së fundmi, shumë përdorues në Shqipëri kanë vënë re se aksesimi i TikTok është bllokuar. Kjo mund të bëhet e mundur përmes një teknologjie të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) – një mënyrë kontrolli paketash që përdoret nga ISP-të (operatorët e internetit) apo institucionet për të monitoruar dhe kontrolluar trafikun e rrjetit.

Kuptohet që një situatë e tillë ngre shqetësime për privatësinë dixhitale dhe sekretin korporativ, veçanërisht për shërbime të ndjeshme siç është email-i. Me këtë postim duam t’ju japim disa sqarime mbi çfarë mundet dhe çfarë nuk mundet të bëjë DPI – dhe t’ju sigurojmë se komunikimi juaj me email tek Host.al është i mbrojtur, përderisa nuk pranoni çertifikata të dyshimta.

🕵️ Çfarë është DPI dhe si po përdoret?

Deep Packet Inspection (DPI) është një teknologji që i lejon operatorët e rrjetit të analizojnë informacione bazë të trafikut (si IP dhe portat), por edhe përmbajtje të paketave të të dhënave. (edhe interneti transferohet me paketa)

Përmes DPI-së, mund të:

  • Zbulojnë dhe bllokojnë IP të aplikacione specifike (si TikTok)
  • Prioritizojnë ose ngadalësojnë lloje të ndryshme trafiku
  • Mbledhin të dhëna rreth destinacioneve me të cilat krijohet lidhje

Në Shqipëri, po përflitet qe DPI po përdoret për të identifikuar dhe bllokuar trafikun drejt TikTok. Edhe nëse kjo qëndron, nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe më poshtë disa informacione:


🔐 A mundet me DPI të lexohen emailet e mia te biznesit?

Përgjigjja e shkurtër: Jo.
Kur përdorni aplikacione moderne të email-it që lidhen përmes SSL/TLS, komunikimi është i enkriptuar.

DPI mund të “shohë” që po përdorni një shkëmbeni paketa që lidhen me shërbim email-i, por nuk mund të lexojë përmbajtjen e email-eve, fjalëkalimin tuaj, ose dokumentet e bashkangjitura.

Edhe teknologjitë më të avancuara nuk mund të thyejnë këtë enkriptim – përveç nëse përdorin një teknikë të quajtur “Man-in-the-Middle” (MITM), e cila ka kushte shumë specifike për të funksionuar.


🛑 Çfarë është MITM dhe a duhet të shqetësohem për DPI si MITM?

Man-in-the-Middle (ose “njeriu në mes”) është një sulm ku një sistem përpiqet të ndërpresë dhe lexojë komunikimin duke përdorur një certifikatë të falsifikuar sigurie. Kur qeveria është e angazhuar, paranoja mund te ekzistoje, por per cdo rast, edhe kjo metode nuk funksionon persa kohe nuk pranoni certifikata te falsifikuara.

Por kjo funksionon vetëm nëse celulari apo kompjuteri i juaj i “beson” një çertifikate të falsifikuar.
Nëse nuk e pranoni ose nuk instaloni çertifikata papritmas, sulmi dështon automatikisht.Komunikoni me IT të kompanisë suaj, nëse ka ndryshim te papritur te certifikates, ose dhe me Host.al nese keni pyetje.

Shfletuesit (browserat) dhe aplikacionet moderne të email-it janë ndërtuar për t’ju mbrojtur. Në raste të tilla, do të shfaqin paralajmërime si:

  • “Lidhja juaj nuk është private”
  • “Nuk mund të verifikohet identiteti i serverit”
  • “Certifikata nuk është e besueshme”

Nëse shfaqen këto mesazhe, mos klikoni ‘vazhdo’ dhe mos instaloni certifikata të panjohura. Certifikatat e sherbimit te emailit jane te lidhur me domainin tuaj. Nëse papritur ka një ndryshim, ju lutem ndjehuni të lirë të na kontaktoni.


🧠 Si të jeni të sigurt që nuk ka probleme me komunikimin tuaj

Mos instaloni certifikata të panjohura
Nëse nuk vijnë nga një burim i besuar (si kompania juaj apo një shërbim zyrtar IT), shmangni instalimin e certifikatave “root”.

Përdorni ofrues të njohur email-i
Ne ofrojme si hostim nga serverat e ndare, por dhe nga Exchange i Micorosoft. Ne te dy ambientet ka nivele të larta sigurie.

Përdorni një VPN nëse shqetësoheni për privatësinë
Një VPN enkripton gjithë trafikun tuaj, jo vetëm email-et, dhe mund të ndihmojë në shmangien e mbikëqyrjes.

Nëse jeni të interesuar për një VPN, na kontaktoni dhe do ju oftojmë një nga IPtë tona shqiptare (jo, këto VPN nuk anashkalojnë bllokun e TikTok, ne respektojmë rregullat territoriale në Shqipëri; por një VPN është një përgjegjësi për bizense serioze).

Qëndroni tek aplikacionet moderne
Aplikacione si Apple Mail, Outlook, dhe Thunderbird përdorin enkriptim të paracaktuar (by default).


🛡️ Angazhimi i Host.al

Tek Host.al, privatësia e klientëve është një prioritet kryesor. Infrastruktura jonë respekton standardet më të larta të industrisë dhe siguron që:

  • Të gjitha lidhjet me serverët tanë janë të enkriptuara
  • Nuk ruhen apo analitzohen përmbajtjen e komunikimeve tuaja
  • Monitorojmë vazhdimisht ndryshimet teknologjike për të mbrojtur të privatesine tuaj

Privatësia nuk është vetëm një çështje teknike — është një çështje besimi.


Nëse vëreni ndonjë mesazh paralajmërues të dyshimtë ose keni pyetje mbi sigurinë në internet, ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë. Na ndiqni për përditësime në host.al

Me respekt,
Ekipi i Host.al

Hostoni NodeJS me Host.al


Host.al

Nuk ka rëndësi nëse aplikimi juaj është NextJS, ExpressJS or Sails. Tek Host.al ne mund të hostojmë çdo aplikim të NodeJS në VPStë tona.

Normalisht, hostimi klasik ndihmon për të hostuar website të ndërtuar me PHP dhe MySQL. Megjithatë, vitet e fundit, ka një dominim të teknikave të reja të ndërtimit të faqeve web. Shumë prej teknologjive të reja bazohen mbi JS dhe NodeJS. Ndërkohë që PLESK ka mbështetje të limituar për këto frameworke, ne kemi zgjedhur një tjetër ambient që ngjan si Heroku, por që mund të përdorni për të hostuar aplikimet tuaja që derivojnë nga NodeJS.

Mirësevini në Coolify Host.al

Pranë Host.al kemi një instancë që bën auto-deploy të çdo projekti NodeJS në një VPS të dedikuar për shërbimet tuaja. Bile këtë VPS mund ta përdorni për më shumë se një aplikim.

Praktikisht instanca jonë e autodeploy do ju ndihmojë të:

  1. Keni një Git Repository privat ku te vendosni kodin tuaj
  2. Te krijoni nje databaze server (mariadb, postgresql, mongodb etj)
  3. Te beni deploy cdo aplikim ne NodeJS qe deshironi

Ekipi yne ka nje instance saas per deploy te ketyre aplikimeve, dhe do ju ndihmoje ne konfigurimet kryesore, por nese deshironi qe ta kryeni vete procesin, pak a shume ai ndjek hapat si me poshte.

Që të bëhet një auto-deploy, duhet që kodi juaj të merret nga një GIT Repository, dhe ne rekomandojmë gitea. Nëse nuk keni një git repository publike, mos u shqetësoni, ne mund të instalojmë një instancë për ju.

This project will use a dedicated VPS server (nyja2) and multiple application can be deployed there (e.g MariaDB, gitea, authelia etj)

Shumica e klientëve tanë përdorin një deploy të një instance të GITEA. Në këtë rast duhet të lundruni tek Projekti, e më tej tek Resources dhe të krijoni një resource të re dhe krijoni një “Private repository with deploy key”.

Deploy key, eshte vetem nje SSH generated key qe shtohet ne GITEA dhe lexon instancen tone te lexoje repositorin tuaj qe duhet te jete privat. Nese procedura e krijimit te KEY duket e komplikuar, mos u shqetesoni, ekipi yne eshte gjithemone prane jush per t’ju ndihmuar ne cdo hap. SSH-Key mund te shtohet ne GITEA prane seksionit Manage SSH Keys. I njejti Key duhet te shtohet dhe ne Host.al-Coolify ne seksionin “Keys&Tokens”

Me tej, krijimi i nje aplikimi te bazuar mbi NodeJS behet duke krijuar nje drejtim tek Git repository qe e permban ate:

Repository eshte URL e Git Repository (ne Gitea) dhe branch duhet te jete branch qe behet autodeploy.

Cdo projekt qe terhiqet nga GIT do te behet build nga ambienti yne, dhe me tej do te behet deploy ne nje URL te autogjeneruar:

Ne castine pare, Domain merr nje numer shkronjash nen *nyjax.ra.host.al, por kur te jenit e kenaqur me rezultatin, mund te shtoni me nje , dhe domainin real qe deshironi te lidhni ne kete instance.

Ekipi yne do ju ndihmoje me tej qe te krijoni SSL ne domainin tuaj paresor.

Çfarë është lartësia e bandwith-it të faqes së internetit dhe sa bandwidth ka nevojë faqja juaj për internet?


Host.al

Në epokën dixhitale sot, kuptimi i aspekteve teknike të faqes suaj të internetit është i rëndësishëm për sigurimin e operacionit të qetë dhe ofrimin e një përvojë të këndshme për vizitorët tuaj. Një aspekt kyç i menaxhimit të faqes së internetit është bandwidth-i. Por çfarë është saktësisht bandwidth-i i faqes së internetit dhe sa është i nevojshëm për faqen tuaj? Le të shpjegojmë.

 Çfarë është bandwidth-i i faqes së internetit?

Bandwidth-i i faqeje interneti i referohet sasisë së të dhënave që mund të transferohen midis faqes suaj dhe përdoruesve të saj gjatë një periudhe të caktuar, zakonisht të matur në gigabajt (GB) për muaj. Ky parametër përfshin të gjitha të dhënat që përdoruesit shkarkojnë ose ngarkojnë gjatë ndërveprimit me faqen, duke përfshirë tekst, imazhe, video dhe elemente multimediale të tjera.

Në termat më të thjeshtë, bandwidth-i është si një tub uji. Sa më i madh të jetë diametri i tubit (bandwidth më i lartë), aq më shumë ujë (të dhëna) mund të kalojë përmes tij njëkohësisht pa ngadalësime (vonesa në ngarkim).

Pse është i rëndësishëm bandwidth-i?

Bandwidth-i është i rëndësishëm për disa arsye:

Performanca: Një bandwidth-i i mjaftueshëm siguron që faqja juaj të ngarkohet shpejt dhe në mënyrë efikase, edhe gjatë kohës me trafik të lartë.

Përvoja e përdoruesit: Një faqe interneti me bandwidth të mjaftueshëm ofron një përvojë të këndshme shfletimi, duke ulur mundësinë e largimit të vizitorëve për shkak të kohëve të gjata të ngarkimit.

SEO: Motorët e kërkimit si Google favorizojnë faqet e internetit që ngarkohen shpejt. Një bandwidth i mjaftueshëm mund të përmirësojë shpejtësinë e faqes, duke ndikuar pozitivisht në renditjen tuaj në rezultatet e kërkimit.

Sa bandwidth i nevojitet faqes sime të internetit?

Përcaktimi i sasisë së duhur të bandwidth-it për faqen tuaj interneti varet nga disa faktorë:

Trafiku i faqes: Numri i vizitorëve që merr faqja juaj është një faktor i rëndësishëm. Trafiku më i lartë do të thotë më shumë të dhëna të transferuara.

Madhësia e faqes: Faqet më të mëdha me elemente multimediale të rënda (imazhe, video, etj.) kërkojnë më shumë bandwidth.

Frekuenca e përditësimeve: Faqet që përditësohen shpesh me përmbajtje të re do të kenë nevojë për më shumë bandwidth.

Ndërveprimet e përdoruesve: Faqet me karakteristika interaktive, si forume, ngarkimet e përdoruesve, ose transmetimi, do të kërkojnë më shumë bandwidth.

Si të llogaritni nevojat për bandwidth-in e faqes suaj

Këtu është një formulë e thjeshtë për të llogaritur nevojat për bandwidth-in tuaj:

Bandwidth = Madhësia Mesatare e Faqes (në MB) x Vizitorët Mujorë x Mesatare e Shikimeve të Faqes për Vizitor

Madhësia mesatare e faqes: Përcaktoni madhësinë mesatare të faqes tuaj të internetit. Mund të përdorni mjetet si Pingdom ose GTmetrix për të gjetur këtë informacion.

Vizitorët mujorë: Gjurmoni numrin e vizitorëve që merr faqja juaj çdo muaj duke përdorur mjetet e analizës së internetit si Google Analytics.

Mesatare e shikimeve të faqes për vizitor: Përcaktoni sa faqe shikon mesatarisht një vizitor gjatë një vizite të vetme.

Për shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes suaj është 2 MB, faqja juaj merr 10,000 vizitorë në muaj, dhe çdo vizitor shikon mesatarisht 3 faqe, nevoja juaj e vlerësuar për bandwidth-in do të ishte:

“ 2 MB x 10,000 x 3 = 60,000 MB ose 60 GB për muaj “

Përputhja e nevojave për bandwidth me paketat e hostingut të Host.al

Në Host.al, ofrojmë katër paketa hosting, secila me kufizime të ndryshme për bandwidth-in. Kështu mund të përcaktoni cilin paketë përputhet me nevojat tuaja:

Plan 1 – 5GB Bandwidth – Përfaqsues për faqe personale të vogla ose blogje.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 1 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 5,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 5𝐺𝐵÷1𝑀𝐵=5,000 shikime faqe/muaj5GB÷1MB=5,000 shikime faqe/muaj.

Plan 2 – 5GB Bandwidth

Ngjashëm me planin 1, ideal për faqe të vogla me trafik të ulët.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 2,500 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 5𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=2,500 shikime faqe/muaj5GB÷2MB=2,500 shikime faqe/muaj.

Plan 3 – 100GB bandwidth

Përshtatet për faqe biznesi të mesme me trafik të moderuar.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 50,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 100𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=50,000 shikime faqe/muaj100GB÷2MB=50,000 shikime faqe/muaj.

Plan 4 – 200GB bandwidth

Ideal për faqe të mëdha me vëllime të lartë trafiku, si faqet e tregtisë elektronike.

Shembull: Nëse madhësia mesatare e faqes është 2 MB, ky plan mund të menaxhojë rreth 100,000 shikime faqe në muaj.

Llogaritje: 200𝐺𝐵÷2𝑀𝐵=100,000 shikime faqe/muaj200GB÷2MB=100,000 shikime faqe/muaj.

Planifikim për rritje dhe valë trafiku: Është e rëndësishme të planifikoni për rritje dhe valë trafiku të papritur. Faqet e internetit shpesh përballen me fluktuacione në trafik për shkak të fushatave marketingu, përmbajtjes virale, ose tendencave sezonale. Këshillohet të keni një buffer në alokimin e bandwidth-it, zakonisht 50-100% më shumë se sa nevojat e llogaritura.

Monitmorimi dhe rregullimi: Monitoroni rregullisht përdorimin e bandwidth-it të faqes suaj përmes panelit tuaj PLESK ose mjeteve të analizës së internetit. Nëse vëreni se përdorimi është konstant në afërsi të kufirit tuaj, konsideroni përmirësimin e planit të hostingut për të siguruar vazhdimin e performancës optimale.

Përfundimi: Kuptimi dhe menaxhimi i bandwidth-it të faqes suaj të internetit është thelbësor për të siguruar një përvojë të qetë dhe të këndshme për përdoruesit. Duke vlerësuar saktësisht nevojat tuaja dhe duke planifikuar për rritjen e ardhshme, mund të siguroheni që faqja juaj të mbetet e shpejtë, e përgjegjshme dhe e gatshme për të përballuar vizitorët tuaj. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për ndihmë në menaxhimin e bandwidth-it, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes në Host.al. Jemi këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses në internet!