Skip to content

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al

Regjistrari më i madh Shqiptar.


Infrastruktura e internetit shqiptar forcohet me një server K-root RIPE nga Host.al

Me kënaqësi njoftojmë se kemi lançuar zyrtarisht serverin e parë K-root në Shqipëri, në bashkëpunim me RIPE NCC. Host.al është e para kompani në Shqipëri që hoston një nyje K-root, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe performancën e përgjithshme të internetit në Shqipëri.

Çfarë janë nyjet K-root?
Serverat K-root janë pjesë thelbësore e infrastrukturës globale të internetit që menaxhohen nga RIPE NCC. Ato përbëjnë një pjesë të Sistemit të Emërimit të Domeve (Domain Name System – DNS), i cili përkthen emrat e lexueshëm nga njerëzit (si www.example.com) në adresat IP që kompjuterët përdorin për të komunikuar. Hostimi lokal i një nyjeje K-root redukton vonesën (latencën), duke rritur shpejtësinë e përkthimit të DNS-së në një adresë internet, duke përmirësuar ndjeshëm eksperiencën e përgjithshme në internet.

Interneti ka revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Në Host.al, ne e vlerësojmë thellësisht vlerën e jashtëzakonshme që interneti ka sjellë në jetët tona dhe ndjejmë përgjegjësi që të kontribuojmë në mënyrë aktive në këtë rrjet global.

Duke hostuar një server K-root, ne sigurojmë një infrastrukturë thelbësore që përmirëson shpejtësinë e internetit, redukton vonesën dhe përmirëson lidhje e internetit dhe në Shqipëri. Nga hostimi i këtij serveri nuk përfitojnë vetëm klientët e Host.al por të gjithë shqiptarët që përdorin një ISP shqiptare. Kjo sepse Host.al është i lidhur nëpërmjet një Internet Exchange Point me të shumicën e ISPve në Shqipëri dhe klientët, pavarësisht ISPs mund ta arrijnë tani një server k-root në vetëm 2-3 hope.

Ky moment shënon angazhimin e vazhdueshëm të Host.al për të mbështetur komunitetin lokal dhe global të internetit. Hostimi falas i këtij serveri është mënyra jonë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’i kthyer diçka teknologjisë që na fuqizon vazhdimisht.

Jemi shumë të emocionuar për këtë kapitull të ri dhe mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për forcimin e infrastrukturës së internetit në Shqipëri. Per te pare harten e k-root servers, vizitoni: https://www.ripe.net/analyse/dns/k-root/

Për më shumë informacion mbi shërbimet tona ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.host.al.

Host.Al Domain and Host

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar